LAJMI I FUNDIT:

Nga Rabiot, Robben e Sturridge – 11 lojtarët që pritet të transferohen me parametrat zero

Nga Rabiot, Robben e Sturridge – 11 lojtarët që pritet të transferohen me parametrat zero
(Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Dita e parë e muajit korrik do të jetë shumë e zënë për disa lojtarë, pasi tashmë kontratat që i kishin me klubet kanë skaduar.

Qindra futbollistë anembanë botës tani janë teknikisht pa skuadër, andaj në muajin korrik do të shpresojnë që të gjejnë një klub të ri për sezonin 2018/19.


SunSport ka publikuar një listë me lojtarët që në muajin korrik priten të bëhen me skuadra të reja:

Adrien Rabiot

Mesfushori francez po e kompleton transferimin te Juventusi, pasi tashmë ka arritur për teste mjekësore. Kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadoi më 30 qershor, andaj më 1 korrik pritet të ndodhë prezantimi te Zonja e Vjetër.

Adrien Rabiot (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Ander Herrera

Mesfushori spanjoll u largua nga Manchester Unitedi ditë më parë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadoi, derisa pritet të kalojë te PSG-ja me një marrëveshje dyvjeçare.

Unitedi liron 15 futbollistë, nga ekipi i parë largohen Herrera dhe Valencia
Lexo po ashtu Unitedi liron 15 futbollistë, nga ekipi i parë largohen Herrera dhe Valencia

Daniel Sturridge

Sulmuesi anglez ka vuajtur nga lëndime të shumta në sezonet e kaluar, duke bërë që karriera e tij të ketë ulje. Liverpooli thuhet se është pajtuar ta largojë atë me parametra zero, pasi nuk kanë interesim që t’i vazhdojnë kontratën.

Mario Balotelli

Sulmuesit problematik italian i skadoi kontrata me Marseillen në fillim të muajit qershor, gjersa tani po kërkon një skuadër të re. Sipas mediave në Itali, Parma është e interesuar për shërbimet e Super Marios, ndërsa ka bërë ofertën e fundit për të.

Mario Balotelli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Andy Carroll

Një tjetër lojtar që ka vuajtur nga lëndimet e shpeshta, duke bërë kështu që kontrata e tij mos të rinovohet me West Ham Unitedin. Për të janë të interesuar klubet nga Amerika dhe Kina.

Gary Cahill

Kapiteni i Chelseat e ka përfunduar zyrtarisht aventurën e tij tetëvjeçare në Stamford Bridge, derisa më 30 qershor i ka skaduar kontrata. Mbrojtësi anglez lidhet me një transferim te Arsenal, Aston Villa dhe Wolves.

Cahill po largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Liga Premier
Lexo po ashtu Cahill po largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Liga Premier

Fernando Llorente

Sulmuesi spanjoll ka dështuar të jetë një zëvendësues ideal i Harry Kanes te Tottenham Hotspuri, andaj kontrata e tij me Spurs ka skaduar, West Hami thuhet se është në garë për shërbimet e tij.

Samir Nasri

E filloi mjaftë mirë aventurën e tij te West Hami, mirëpo në pjesën më të madhe të sezonit ai dukej si një  zhdukur në fushë. 33-vjeçari e ka përfunduar kontratën me ‘Çekanët’ derisa lidhet me një kalim te Anderlechti.

Diego Godin

Tashmë është bërë zyrtarisht largimi i tij nga Atletico Madridi, gjersa raportohet se ai po kalon te Interi. 33-vjeçari thuhet se është në planet e Antonio Contes, fal përvojës së madhe që ka në fazën defensive.

Diego Godin (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Arjen Robben

Anësori holandez kishte njoftuar muaj më parë se po largohet nga Bayern Munichu. Ende nuk është bërë e ditur se ku do të transferohet holandezi, derisa raportohet se ka pranuar oferta nga Kina dhe Amerika.

Super formacioni me 11-të yje që mund të transferohen falas këtë verë
Lexo po ashtu Super formacioni me 11-të yje që mund të transferohen falas këtë verë

Danny Welbeck

Një lëndim në kyçin e këmbës në vitin e fundit të kontratës së tij, bëri që Arsenali ta largojë atë në këtë verë. Kontrata e tij me Topçinjtë skadoi më 30 qershor, andaj në muajin korrik do të kërkojë një skuadër të re. Ai lidhet me një kalim te Newcastle United apo te Southampton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori