LAJMI I FUNDIT:

Nga Novak Djokovic, Boris Johnson e deri te Rita Ora – të famshmit që në mënyrë famëkeqe kanë thyer rregullat e COVID-19

Nga Novak Djokovic, Boris Johnson e deri te Rita Ora – të famshmit që në mënyrë famëkeqe kanë thyer rregullat e COVID-19

Mijëra njerëz në botë janë qortuar e dënuar për thyerjen e rregullave të kufizimeve për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, por çfarë ndodh me ata njerëz që janë të pasur, të famshëm, të cilët kanë dashur “të bëjnë ashtu si duan”.

Meqenëse ngjarjet e fundit e kanë theksuar shumë mirë, pasojat mund të jenë të rënda dhe shpesh mund t’i japin një goditje të madhe karrierës, shkruan Evening Standard.


Kush e do një mashtrues? –Askush, epo disa nga ta nuk mundën të ndiqnin të njëjtën rrugë si gjithë njerëzit e thjeshtë, duke zgjedhur t’i shkelin rregullat anti-COVID, me mendimin se do t’ia hedhin pa u vënë re.

Në vazhdim, ju prezantojmë me disa prej rasteve më famëkeqe të këtij lloji.

Novak Djokovic

Novak Djokovic (Foto: PA)

Njëri prej tenistëve më të famshëm në botë, Novak Djokovic, 34 vjeç, iu anulua viza disa ditë para fillimit të Australian Open për mosplotësimin e kritereve strikte të COVID-19 për hyrjen në kontinentin australian. Muajin e kaluar, debati u përshkallëzua. Djokovic udhëtoi për në Australi, ku kryeministri Scott Morrison vazhdon të imponojë një nga bllokimet më të rrepta të planetit. Rregullat lokale kërkojnë që vizitorët e huaj të vaksinohen plotësisht ose të kenë një përjashtim mjekësor.

Djokovic argumentoi se kishte një të tillë sepse së fundmi kishte pasur COVID-19: por më vonë u zbulua se tenisti serb rezultoi pozitiv më 16 dhjetor, por pranoi se nuk ishte izoluar më pas, duke marrë pjesë në një intervistë dhe një sesion fotografik. Babai i tij, Srdjan, madje pretendoi se djali i tij po “mbahej rob” në Australi. Por shteti australian nuk u zmbraps dhe tenisti serb u syrgjynos në përpjekjen e dytë për të qëndruar i pavaksinuar në kontinentin e hemisferës jugore. Ngjarja rezultoi me kthimin e tij në Serbi dhe mos-pjesëmarrjen në Australian Open.

Kim Kardashian

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Jo rreptësisht një shkelëse e rregullave – megjithëse festa e saj ishte një lëvizje e keqe e PR-it të saj, që nuk e bëri atë të dashur për fansat. Nëpërmjet një episodi të serialit “Keeping Up with the Kardashians”, Kim u tha fansave se kishte “frikë të dilte nga shtëpia” pas karantinës. Kjo është e kuptueshme. Por një karantinë Kardashian nuk është si të tjerat. Seriali i saj pa dashje kishte dokumentuar faktin se në tetor të vitit 2020, ajo fluturoi me miqtë dhe familjen për pushime në një ishull privat – udhëtim i cili thuhet se kushtoi një milion dollarë, për të festuar ditëlindjen e saj të 40-të, pavarësisht se rregullat e pandemisë nuk e lejonin.

Ajo më vonë u tha 190 milionë ndjekësve të saj në Instagram se grupi ishte nisur në një udhëtim të shkurtër, duke respektuar sipas saj rregullat pandemike dhe thënë se të gjithë kishin kryer testet e nevojshme gjatë gjithë kohës.

Kej Burli

Kay Burley (David M. Benett/Dave Benett/Getty Images)

Prezantuesja e lajmeve Burley është rikthyer në emisionin kryesor të “Sky News”, por ajo ishte përjashtuar nga transmetimi në dhjetor të vitit 2020 për gjashtë muaj pasi organizoi festën e ditëlindjes së saj të 60-të në Londër, kur kufizimet për COVID-19 ishin në nivelin 2. Redaktori politik i “Sky”, Beth Rigby dhe korrespondenti i Anglisë në veri, Inzamam Rashid ranë dakord gjithashtu që të mos ishin në transmetim për tre muaj pasi iu bashkuan asaj në këtë festë ditëlindjeje të organizuar ilegalisht.

Rita Ora

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është gjithashtu një nga të famshmit në listën e yjeve që kanë thyer rregullat famëkeqe të COVID-19. Ora pagoi vullnetarisht një gjobë prej 10,000 funtesh (11,800 euro) për shkeljen e rregullave të izolimit, pasi organizoi festën e ditëlindjes së saj të 30-të në një restorant në lagjen Notting Hill të Londrës, në nëntor të vitit 2020, kur vendi ndodhej në një izolim total.

Persona të stafit të saj supozohet se i ofruan pronarit të lokalit “Casa Cruz” 5,000 funte (afro gjashtë mijë euro) ryshfet për të organizuar një festë private dhe për të fikur kamerat CCTV të lokalit, në mënyrë që Ora dhe rrethi i saj i ngushtë të festonin të qetë dhe fshehurazi.

Këngëtarja kërkoi me shpejtësi falje sapo u mësua se policia kishte ndërprerë festën e saj ilegale. Më vonë, doli se ajo kishte shkelur dyfish rregullat, pasi në atë kohë, ajo duhej të qëndronte e izoluar sipas rregullave të asaj kohe, pasi kishte shumë pak ditë që ishte kthyer nga një koncert në Egjipt.

Boris Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson mori pjesë në një festë, ku kishte pije të ndryshme dhe alkool, e cila u organizua në Downing Street të Londrës gjatë izolimit të parë.

Ai konfirmoi gjithashtu se i kishte kërkuar falje Mbretëreshës pasi u zbulua se stafi i tij organizoi një festë, duke përfshirë një valixhe të mbushur me pije alkoolike – dhe kjo ndodhi një ditë para funeralit të Princit Philip, kur Mbretëreshës iu kërkua nga kufizimet e COVID-19 që të ulej e vetme në funeral.

Johnson këmbënguli gjatë një interviste në janar se “askush nuk e kishte paralajmëruar që ajo festë ishte kundër rregullave” dhe se pjesëmarrja e tij kishte qenë me pa të keq. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori