LAJMI I FUNDIT:

Nga një pasim maestral i Cristiano Ronaldos, Man United dyfishon epërsinë

Nga një pasim maestral i Cristiano Ronaldos, Man United dyfishon epërsinë

Manchester United e ka dyfishuar epërsinë ndaj Brentfordit për takimin që po luhet në kuadër të Ligës Premier.

Derisa golin e parë e realizoi Anthony Elanga në minutën e 55-të nga një asistim i Fred, Dhahtë e Kuq realizuan edhe të dytin.


Nga mesfusha, Cristiano Ronaldo e bëri një pasim maestral te Bruno Fernandes, me këtë të fundit që bashkëpunoi më pas me Mason Greenwood.

Talenti anglez arriti që të përfundonte aksionin mjaftë mirë në minutën e 62-të, për ta çuar rezultatin në 2-0. /Telegrafi/