LAJMI I FUNDIT:

Nga një futbollist jo edhe aq i dekoruar, në një sipërmarrës miliarder – jeta i ka buzëqeshur jashtë fushe Mathieu Flaminis

Nga një futbollist jo edhe aq i dekoruar, në një sipërmarrës miliarder – jeta i ka buzëqeshur jashtë fushe Mathieu Flaminis

Ish-ylli i Arsenalit, Mathieu Flamini tregoi fabrikën e re të kompanisë së tij, e cila pritet t’i bëjë miliarda.

Francezi e kaloi pjesën e fundit të karrierës së tij duke qenë po aq aktiv jashtë fushës, duke u bërë po aq i njohur për sipërmarrje. Ai u bë bashkëthemeluesi i GF Biochemicals, kompania e parë në botë që prodhoi në masë acid levulinik.


Karburanti është bërë nga mbetjet bimore dhe mund të përdoret për të krijuar plastikë në një mënyrë që e mbron edhe ambientin. Dhe 38-vjeçari, i cili ka një vlerë neto prej 25 miliardë eurosh, u pa duke pozuar jashtë fabrikës së tij të re, e cila thuhet se mund t’i fitojë miliarda më shumë.

Francezi ka pozuar me veshje pune me disa kolegë të tjerë në faqen e tij të re

Flamini përmes Instagramit ka publikuar fotot e fabrikës së tij të re së bashku me disa punëtorë.

Fotot i ka mbishkruar: “Fushë të ndryshme, por i njëjti pasion për të nxitur ndryshimin duke i bërë gjërat më mirë”.

Të gjitha lajmet nga Mathieu Flamini
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mathieu Flamini

Ish-mesfushori kishte thënë më parë: “Ne themeluam GF Biochemicals me ambicien për të gjetur alternativa të qëndrueshme ndaj produkteve me bazë nafte”.

lamini kaloi shtatë vjet me Topçinjtë në dy periudha të ndryshme, fillimisht nga 2004 në 2008 dhe më pas nga 2013 në 2016. Ai madje kaloi pesë sezone mes tyre me gjigantët e Serisë A, Milanin, ku arriti të fitonte Scudetton.

Por, është koha e tij në veri të Londrës që ai mbahet mend për më shumë, pasi ka bërë 246 paraqitje dhe ka fituar tre trofe të FA Cup. Flamini e përfundoi karrierën e tij me periudha të shkurtra te Crystal Palace dhe më në fund te skuadra e La Ligës, Getafe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori