LAJMI I FUNDIT:

Nga Melania Trump te Emine Erdogan – Gratë e liderëve botërorë marrin vëmendje me paraqitjen e tyre në Samitin e G20

Nga Melania Trump te Emine Erdogan – Gratë e liderëve botërorë marrin vëmendje me paraqitjen e tyre në Samitin e G20
Foto: Pablo Elias/Getty Images/Guliver

Melania Trump dhe Zonja e Parë e Argjentinës, Juliana Awada u takuan së bashku në samitin e G20 në Buenos Aires sot (e premte).

Melania, 48 vjeçe, dukej elegante në një veshje me lule në vlerë prej 4,900 dollarësh nga marka “Gucci”, ndërsa mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në kryeqytetin argjentinas.


Juliana, 44 vjeçe – gruaja e presidentit argjentinas Mauricio Macri, zgjodhi një fustan të bardhë për këtë rast, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Zonja e parë e Shteteve të bashkuara, Melania Trump dhe Juliana Awada, zonja e parë e Argjentinës (Foto: Pablo Elias/Getty Images/Guliver)

Zonja e parë franceze Brigitte Macron, 65 vjeçe, gjithashtu zgjodhi një fustan të bardhë për rastin, ndërsa Sophie Trudeau, 43 vjeçe, gruaja e kryeministrit kanadez, dukej elegante në një fustan blu dhe të bardhë.

Melania, e cila kombinoi fustanin e saj me lule me një palë këpucë të gjelbra dukej e buzëqeshur, ndërsa u përshëndet nga Zonja e Parë e Argjentinës, Juliana në samitin e G20-ës sot.

Kështu u duk Melania Trump në Samitin e G20, të premten (Foto: Pablo Elias/Getty Images/Guliver)

Dyshja u fotografuan përkrah të ftuarave speciale nga të gjitha shtetet.

Të ftuara në takim ishin zonja e parë turke Emine Erdogan, bashkëshortja e kryeministrit Lee Hsien, Loong Ho Ching, bashkëshortja e kryeministrit japonez Shinzo Abe, Akie Abe dhe zonja e parë e Koresë së Jugut Kim Jung-sook.

Gratë e politikanëve më të fuqishëm në botë u takuan të gjitha së bashku në Samitin G20 (Foto: Pablo Elias/Getty Images/Guliver)

Gruaja e presidentit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, Malgorzata Tusk gjithashtu dukej elegante në një fustan blu.

Zonja e parë e botës, Melania Trump mbërriti në Buenos Aires të enjten, përpara samitit dy-ditor, i cili filloi sot.

Zonja e parë e Shteteve të bashkuara, Melania Trump dhe Juliana Awada, zonja e parë e Argjentinës (Foto: Pablo Elias/Getty Images/Guliver)

Mbretëresha Maxima e Holandës gjithashtu mbërriti për samitin të enjten, duke u kthyer në origjinën e saj, në Argjentinë.

Përfundojnë dekorimet e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, Melania dhe Donald Trump zgjedhin të kuqen për festat e fundvitit
Lexo po ashtu Përfundojnë dekorimet e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, Melania dhe Donald Trump zgjedhin të kuqen për festat e fundvitit

Nuk kishte se si të mungonte as kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila mbërriti në Buenos Aires të enjten.

Në kuadër të Samitit G20 do të organizohen dy ditë bisedime midis 19 vendeve udhëheqëse dhe BE-së.

Kështu u dukën gratë e famshme të politikës në Samitin e G20 (Foto: Pablo Elias/Getty Images/Guliver)

Kjo është hera e 13-të e takimit të G20 dhe hera e parë që takimi ka ndodhur në Amerikën e Jugut.

Vendet anëtare të grupit janë: Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Foto: Pablo Elias/Getty Images/Guliver

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori