LAJMI I FUNDIT:

Nga fustani perde te puthjet mes shqiptareve: 10 momente interesante që mund t’iu kenë ikur të MTV VMA-së

Nga fustani perde te puthjet mes shqiptareve: 10 momente interesante që mund t’iu kenë ikur të MTV VMA-së

MTV Video Music Awards mbetet një ndër ngjarjet më të mëdha në botën e muzikës ndërkombëtare.

Si çdo vit, edhe edicionin e 35-të me radhë kishte momente të veçanta në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV VMA.

Në fakt, pjesëmarrja e një numri të madh të njerëzve të sferave të ndryshme të jetës si dhe transmetimi i drejtpërdrejt i ngjarjes, ka bërë që të jetë më origjinal dhe të bien në sy disa momente pikante.

Të gjithë fituesit e çmimeve MTV Video Music Awards
Lexo po ashtu Të gjithë fituesit e çmimeve MTV Video Music Awards

Prej puthjes mes Rita Orës dhe Bebe Rexhës deri tek fjalimi homazh për Aretha Franklinit, por që në fund u kritikua sepse foli më tepër vetveten se për mbretëreshën e Soulit e deri tek veshjet e çuditshme të artistëve.

Për ju që nuk e ndoqët ngjarjes e orëve të para të ditës së sotme, sipas kohës sonë lokale, më poshtë po ju sjellim disa nga fotografitë dhe videot më fantastike.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Ai momenti kur pasi i falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në arritjet e saj, Jennifer Lopez ndaloi tek Alex-i dhe bëri deklaratën më romantike të bërë ndonjëherë “Ti je pothuajse si shpirti im binjak. Ne jemi pasqyrimet e njëri-tjetrit. Jeta ime është më e bukur dhe më e ëmbël kur ti je në të”.

Anna Kendrick dhe Blake Lively

Kur Anna Kendrick dhe Blake Lively  bënë një skeç për të qeshur në skenë dhe mimikat flasin vetë.

Ariana Grande dhe Pete Davidson

Kur Ariana Grande dhe Pete ndanë një puthje romantike në tapetin e kuq para kamerave.

Cardi B

Kur menduam se Cardi B kishte sjellë me vete vajzën Kulture, por na i hodhi të gjithëve.

Tiffany Haddish

Kur aktorja Tiffany Haddish i përshëndeti të gjithë një më një.

Madonna

E nisi fjalimin si homazh për Franklin, por më shumë foli për vetveten Madonna
Lexo po ashtu E nisi fjalimin si homazh për Franklin, por më shumë foli për vetveten Madonna

Kur Madonna nderoi gjiganten Aretha Franklin edhe pse në fund të fundit foli për një histori të sajën në Francë.

Ariana Grande dhe Nicki Minaj

Kur Ariana Grande ndihmoi Nicki Minaj të mos e griste fustanin.

Tana Mongeau

Blogerja Tana Mongeau u shfaq me një fustan me mëngë perdesh. I çuditshëm apo jo!

Nico Tortorella

Kur aktori Nico Tortorella u shfaq me një stil Punk dhe aspak të kopjueshëm (jo se kemi qejf ta kopjojmë).

Rita Ora dhe Bebe Rexha

Dyshja shqiptare puthen në qilimin e kuq. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori