LAJMI I FUNDIT:

E nisi fjalimin si homazh për Franklin, por më shumë foli për vetveten Madonna

E nisi fjalimin si homazh për Franklin, por më shumë foli për vetveten Madonna

Edhe pse në moshën 60-vjeçare, Madonna nuk rresht së ngjalluri debat në mediat rozë botërore.

Kësaj radhe Mbretëresha e muzikës Pop është në qendër të kritikave shkaku i një fjalimi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Awards.


Madoona gjatë fjalimit për Aretha Franklinin (Getty Images)

Në fakt, ajo mbajti një fjalim homazhi për këngëtaren e ndjerë Aretha Franklin, por që më shumë foli për veten sesa për Mbretëreshën e muzikës Soul.

Kjo gjë është vënë re nga shumë njerëz të cilët kanë komentuar nëpër rrjetet sociale duke e vënë në qendër të debatit të tyre.

Ajo nisi fjalimin duke thënë sesi Franklin ia kishte ndryshuar jetën dhe tregoi momentin kur në fillimet e saj, si këngëtare dhe valltare kishte kënduar këngën e këngëtares që ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. “(You Make Me Feel A) Natural Woman” gjatë një audicioni aspak të suksesshëm.

Më pas foli për karrierën dhe jetën e vështirë në Detroit, ku siç tha ajo shpesh ishte ngatërruar me “një prostitutë”.

Shtatë gjëra që duhet t’i dini për Aretha Franklin
Lexo po ashtu Shtatë gjëra që duhet t’i dini për Aretha Franklin

Për shumë ndjekës fansa nuk ishte një fjalim për nder të Franklinit por një monolog për vetveten i Madonnës. /Telegrafi/