LAJMI I FUNDIT:

Nga deklarata e Inzaghit kuptohet se me çfarë përballet nesër Milani

Nga deklarata e Inzaghit kuptohet se me çfarë përballet nesër Milani

Simone Inzaghi ka nënvizuar rëndësinë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, duke pretenduar se do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit.

Nerazzurrët kanë një avantazh 2-0 në ndeshjen e kthimit në San Siro të martën, pasi kanë bërë një paraqitje mbresëlënëse kundër skuadrës së Stefano Piolit të mërkurën e kaluar.


Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes në Milano të hënën pasdite, Inzaghi nuk e mohoi rëndësinë e derbit evropian, por në të njëjtën kohë këmbënguli që skuadra e tij po përgatitet për përballjen në të njëjtën mënyrë që do të bënte çdo ndeshje tjetër.

Leao kthehet në stërvitje te Milani para ndeshjes vendimtare ndaj Interit
Lexo po ashtu Leao kthehet në stërvitje te Milani para ndeshjes vendimtare ndaj Interit

“Si trajner e trajtoj çdo lojë në të njëjtën mënyrë. Nesër e dimë se është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit. Nesër e dimë se kemi një avantazh të merituar, por nuk do të na duhet vetëm ta menaxhojmë atë, ne do të duhet të luajmë në mënyrën e Interit, duke e ditur se kemi një ekip të fortë përpara”, ka deklaruar ai.

Inzaghi u pyet gjithashtu nëse kishte parashikuar ndonjëherë të ishte në prag të finales së Ligës së Kampionëve kur Nerazzurrët u ranë në një grup me Bayern Munich dhe Barcelonën në gusht.

“Kishte pak zhgënjim kur shorti u hodh në gusht, ne nuk kishim pasur shumë fat, por në të njëjtën kohë ajo që i thashë stafit tim dhe lojtarëve në atë kohë është se edhe Barça dhe Bayerni nuk ishin të lumtura. Nesër do të jetë një hap i rëndësishëm”, vazhdoi ai.

“Nesër nuk kam asnjë dyshim, mbështetësit kanë qenë gjithmonë me ne në kohët e këqija dhe të mira”.

Interi rrezikoi në fund ndaj Sassuolos, por mori një fitore të rëndësishme
Lexo po ashtu Interi rrezikoi në fund ndaj Sassuolos, por mori një fitore të rëndësishme

Një gazetar sugjeroi që Inzaghit t’i jepet më shumë respekt për drejtimin e Interit në gjysmëfinale të kompeticionit, si dhe për të arritur në finalen e Kupës së Italisë.

“Faleminderit”, u përgjigj ai, para se të vazhdonte: “Për fat të mirë unë dhe ekipi im lexojmë dhe dëgjojmë shumë pak, por di gjithçka që shkruhet. Fati im i madh dhe gjithashtu i stafit tim është që dëgjojmë dhe lexojmë pak. Ndonjëherë ne si trajnerë duhet të bëjmë zgjedhje, bëjmë çdo ditë. Ndonjëherë jeni me fat dhe ndonjëherë jo. Është puna jonë dhe këtë e kërkon”, potencoi më tej italiani.

“Ne e dimë se jemi 90 minuta larg realizimit të ëndrrës sonë. Falë tyre jemi në finalen e Kupës së Italisë. Ne punuam shumë mirë gjatë pushimit, edhe nëse kishim disa lojtarë jashtë për Kupën e Botës: ne punuam shumë fort në atë fazë”.

“Ne e dimë se me kë do të përballemi, por e dimë gjithashtu se jemi në një formë të shkëlqyer. Jemi gati për një ndeshje të kësaj përmasash, e kemi kaluar tashmë me një skuadër shumë të fortë si Benfica, edhe sikur të mos ishte derbi rezultati ishte i shkëlqyer”, ka thënë më tej Inzaghi.

Ndeshja në San Siro do të nisë në ora 21:00 të martën mbrëma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori