LAJMI I FUNDIT:

Leao kthehet në stërvitje te Milani para ndeshjes vendimtare ndaj Interit

Leao kthehet në stërvitje te Milani para ndeshjes vendimtare ndaj Interit

Stefano Pioli ka marrë një lajm pozitiv përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, pasi Rafael Leao mori pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së parë në Milanello të dielën në mëngjes.

Reprezentuesi portugez u largua nga fusha në fitoren 2-0 ndaj Lazios në “San Siro” të shtunën e kaluar, pasi pati një problem, i cili përfundimisht e përjashtoi atë nga ndeshja e parë e derbit evropian.


Sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio të dielën, Leao po shkon drejt një rikuperimi para ndeshjes vendimtare të së martës mbrëma në Ligën e Kampionëve.

23-vjeçari thuhet se ka punuar me pjesën tjetër të grupit mëngjesin e së dielës, por nuk ishte pjesë në minutat e fundit si masë paraprake.

Mungesa e Leaos u ndje nga Pioli dhe pjesa tjetër e skuadrës kuqezi gjatë ndeshjes së parë kundër Interit, pasi ata pësuan dy gola pas vetëm 11 minutash.

Milanit do t’i duhet një paraqitje e madhe të martën nëse duan të përmbysin deficitin prej dy golave ​./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori