LAJMI I FUNDIT:

Nga Adam Levine te Travis Scott: Skandalet më të mëdha të tradhtisë që tronditën Hollywoodin në 2022

Nga Adam Levine te Travis Scott: Skandalet më të mëdha të tradhtisë që tronditën Hollywoodin në 2022

Personazhe të famshëm nga e gjithë bota u bënë tituj me skandalet e tyre të tradhtisë duke e çuar internetin kështu në një furi.

Disa çifte të njohura qëndruan së bashku edhe pasi partnerët e tyre morën vesh për lidhjet apo një person të tretë në këtë mes.

Ndërsa të tjerët dhanë përfundimisht dorëheqje duke bërë që të nisin gjithçka nga fillimi – një jetë plotësisht të re.

Adam Levine për Travis Scott: Skandalet më të mëdha të vitit 2022

Më poshtë ua sjellim disa yje që u përfshinë në skandale gjatë vitit që lamë pas:

Adam Levine:

Modelja Sumner Stroh pretendoi se ka pasur lidhje dashurie me Adam Levinen

Adam Levine u akuzua se kishte tradhtuar gruan e tij shtatzënë, Behati Prinsloo, me modelen Sumner Stroh.

Stroh tha se ajo ishte në një lidhje me këngëtarin e “Maroon 5” për më shumë se një vit, pas së cilës, shumë femra të tjera u shfaqën duke pretenduar se ai kishte marrëdhënie edhe me to.

“Në atë kohë, isha e re, isha naive dhe sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar”, tha Stroh, 21-vjeçare, në video, pa dhënë detaje se kur ndodhi afera e supozuar.

Modelja Sumner Stroh pretendon se ka pasur lidhje dashurie me Adam Levinen
Lexo po ashtu Modelja Sumner Stroh pretendon se ka pasur lidhje dashurie me Adam Levinen

“Unë nuk isha në ‘skenën’ si tani, kështu që padyshim që u manipulova shumë lehtë”.

Sidoqoftë, Stroh tha për Page Six se afera e supozuar ndodhi ‘vitin e kaluar’ kur ajo ‘mbaroi kolegjin në 2021’.

Në videon virale, bukuroshja zbuloi më tej disa mesazhe të cilat i kishte shkëmbyer me Levine.

Levine nga ana tjetër mohoi një gjë të tillë, edhe pse pranoi se kishte ‘bërë disa gabime në një periudhë të jetës’.

Travis Scott:

Travis Scott mohoi të ketë tradhtuar Kylie Jennerin me modelen Rojean Kar

Travis Scott trazoi rrjetin pasi modelja Rojean Kar, e cila vite më parë mohoi thashethemet për një lidhje me të, pretendoi se ajo kishte shkruar mesazhe me Scott ndërsa punonin së bashku në një klip muzikor.

Reperi mohoi me forcë të ketë tradhtuar partneren e tij dhe nënën e dy fëmijëve të tij, Kylie Jenner, duke shtuar se nuk e ka takuar kurrë modelen në fjalë.

“Një person i paftuar po bënte fotografi fshehurazi në atë që supozohej të ishte një set i mbyllur, ndërsa unë drejtoja një video”, pohoi ai.

“Unë nuk e njoh këtë person. Unë kurrë nuk kam qenë me këtë person”.

Travis Scott mohon të ketë tradhtuar Kylie Jennerin me modelen Rojean Kar
Lexo po ashtu Travis Scott mohon të ketë tradhtuar Kylie Jennerin me modelen Rojean Kar

Të dy thuhet se u lidhën për herë të parë në vitin 2013, shumë kohë përpara se muzikanti të fillonte lidhjen me Jenner, 25 vjeçare, me të cilën ai ka dy fëmijë.

Me kalimin e viteve, punonjësit e internetit kanë gjetur të dhëna që duket se nënkuptojnë se Scott dhe Kar nuk i kanë ndërprerë kurrë lidhjet.

Ajo gjithashtu u përfol se ishte përfshirë në ndarjen e tij të shkurtër nga Jenner në 2019, të cilën modelja e quajti në atë kohë si “një narrativë e rreme”.

Megjithatë, ai po vazhdon të jetë akoma në krahët e yllit të “The Kardashians”, e cila nuk kishte dhënë ndonjë version në lidhje me këtë histori.

Gerard Pique:

Pique u nda nga Shakira për shkak se filloi një lidhje të re me Clara Chian

Gerard Pique u nda me partneren e tij prej 12 vitesh, Shakira, në qershor të këtij viti duke ndezur thashethemet se kjo ndodhi për një person të tretë.

Raportimet për tradhtinë e yllit të futbollit morën vrull kur ai u shfaq për herë të parë në publik me të dashurën e tij të re, një studente 23-vjeçare, Clara Chia Marti.

Ndahen Gerard Pique dhe Shakira
Lexo po ashtu Ndahen Gerard Pique dhe Shakira

Gazetari Jordi Martin, i cili pretendon se është specialist kur bëhet fjalë për ish-çiftin, pohoi se Pique e tradhtoi Shakirën jo një herë, por “herë të panumërta”.

Ndarja e tyre u konfirmua në muajin qershor të vitit 2022 me anë të një shkrimi të përbashkët.

Të njëjtit i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh së bashku.

Ata ndajnë dy fëmijë: Milan dhe Sasha.

Gerard më pas u tha se e ndërpreu lidhjen edhe me të dashurën e re, për të cilën nuk ka folur asnjëherë publikisht.

Liam Payne:

Liam Payne me të dashurën e re

Disa fotografi të këngëtarit Liam Payne me Aliana Mawla u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa ishte akoma i përfshirë me ish-të fejuarën e tij, Maya Henry.

Më vonë, përfaqësuesi i ish-anëtarit të grupit “One Direction” konfirmoi se ai dhe Henry tashmë kishin ndarë rrugët kur filloi të dilte me Mawla.

Pas ndarjes nga e fejuara, Liam Payne bën daljen e parë në publike me partneren e re Aliana Mawla
Lexo po ashtu Pas ndarjes nga e fejuara, Liam Payne bën daljen e parë në publike me partneren e re Aliana Mawla

Një tjetër burim i hodhi poshtë thashethemet ndërsa fliste për Hollywood Life se Payne e kishte tradhtuar Henryn, duke shtuar, “nuk është vërtet e drejtë që ai të shfaqet në këtë mënyrë”.

MailOnline kishte konfirmuar se Liam dhe Maya u ndanë për një kohë të pacaktuar pasi më parë anuluan fejesën e tyre në qershor 2021 – vetëm për të rindezur romancën e tyre dy muaj më vonë.

Më parë, artisti ishte po ashtu në lidhje me Cheryl Cole, 38 vjeçe, por çifti u nda në vitin 2018 pas një romance dyvjeçare dhe bashkë kanë një fëmijë.

ASAP Rocky

Amina u përfol për një lidhje me reperin ASAP Rocky

Louis Pisano raportoi se Rihanna është ndarë me ASAP Rocky pasi e kishtë zënë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi, në fillim të këtij viti.

Gruaja e akuzuar se ka pasur një lidhje me ASAP Rockyn gjatë shtatzënisë së Rihannas, i ka mohuar me forcë akuzat.

Dizajnerja e këpucëve ka publikuar një deklaratë pasi rrjetet sociale “vluan” me pretendimet se reperi, 33 vjeç, kishte tradhtuar këngëtaren shtatzënë 34 vjeçe me të.

Reagon Amina - femra me të cilën ASAP Rocky po akuzohet se e ka tradhtuar Rihannan: Gënjeshtër e pabazë
Lexo po ashtu Reagon Amina - femra me të cilën ASAP Rocky po akuzohet se e ka tradhtuar Rihannan: Gënjeshtër e pabazë

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër”, shkroi ajo.

“Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me qëllime të tilla keqdashëse – nuk do të merreshin seriozisht”, shtoi ajo.

“Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve”.

“As gjatë asaj që duhet të jetë një nga periudhat më të bukura dhe më të festuara në jetën e dikujt. Prandaj më duhet të flas pasi kjo jo vetëm që drejtohet ndaj meje, por është e lidhur me njerëzit për të cilët kam shumë respekt dhe dashuri”, shtoi Amina.

“Ndërsa Rihanna po vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë gjatë shtatzënisë dhe unë i kthehem biznesit tim – u uroj të gjithëve një fundjavë të bukur pashkësh”, theksoi ajo.

Rihanna dhe ASAP ndërkaq u bënë prindër për herë të parë gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Rihanna

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Kalo në kategori