LAJMI I FUNDIT:

Ndahen Gerard Pique dhe Shakira

Ndahen Gerard Pique dhe Shakira

Shakira dhe partneri i saj, Gerard Pique, kanë njoftuar ndarjen e tyre.

Këngëtarja kolumbiane, 45-vjeçare, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj, futbollistin 35-vjeçar, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.


Në deklaratën e Shakiras thuhej: Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptim”.

Shakira dhe Pique (Foto: Shutterstock)

Çifti kanë qenë së bashku që nga viti 2011, gjersa ishin takuar gjatë xhirimeve të videoklipit për këngën e saj “Waka Waka”.

Shakira pëson sulm ankthi në mes të krizës së marrëdhënies së saj me Pique - transferohet me ambulancë në një spital në Barcelonë?
Lexo po ashtu Shakira pëson sulm ankthi në mes të krizës së marrëdhënies së saj me Pique - transferohet me ambulancë në një spital në Barcelonë?

Edhe pse nuk u martuan kurrë, Shakira dhe Gerard kanë mirëpritur dy djem: Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç.

Në raportimet paraprake u tha se ylli e Barcelonës e ka tradhtuar artisten me një vajzë 20-vjeçare.

Shakira dhe Pique (Foto: Arkiv)

Kjo duket të jetë me gjasë edhe arsyeja e ndarjes së dyshes së famshme, ndonëse nuk është thënë asgjë më shumë.

Këto ditë mes tjerash u tha se Shakira është duke marrë një trajtim në një spital në Barcelonë, pasi pësoi një sulm ankthi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori