“Vetë ia ka nisur dhe vetë po i hedh benzinë”, Amarildo i përgjigjet Drilonit dhe paralajmëron përballjen në ring

Përplasja mes dy boksierëve shqiptarë, Amarildo Bakaj dhe Drilonit, është rikthyer në vëmendje pas deklaratave të këtij të fundit në intervistën e tij për Prive by Liberta Spahiu.
Driloni deklaroi se Amarildo kishte qenë i pari që e kishte kontaktuar në rrjetet sociale me tone kërcënuese, ndërsa tha se është i gatshëm të përballet me të në ring.
Pas këtyre deklaratave, Amarildo ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një video nga koha kur Driloni ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
Në video dëgjohet Driloni duke thënë se i ka rrahur të gjithë shqiptarët në Gjermani.
Amarildo ka sqaruar se, sipas tij, nuk e kishte kërkuar një ndeshje me Drilonin, por kishte reaguar pasi shqiptarët i kishin dërguar videon me deklaratën e tij.
Ai ka shkruar: “Duke u munduar t’i gënjejë shqiptarët se Amarildo i ka kërkuar ndeshje, vetëm për të më nxjerrë keq mua para shqiptarëve.
Unë në jetën time nuk do ta bëja një gjë të tillë. Unë as nuk e kam njohur, veçse ma dërguan shqiptarët videon ku po thoshte: ‘I kam rrahur të gjithë shqiptarët në Gjermani’. Dhe prapë nuk i pata kërkuar ndeshje, por e porosita që të flasë mirë”.
Në vijim, Bakaj la të kuptohet se tashmë mund ta pranojë një përballje me Drilonin, duke shtuar: “Por, siç po duket, duhet me të vërtetë t’ia plotësoj dëshirën. Mos më fajësoni në fund; vetë ia ka nisur dhe vetë po i hedh benzinë”.
Me këtë reagim, Amarildo e akuzon Drilonin se po e paraqet situatën në mënyrë të gabuar dhe paralajmëron se përballja mes tyre mund të zhvillohet në ring. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com














































