LAJMI I FUNDIT:

Neymar zbarkon në Barcelonë, kërkon me gjyq nga ish-klubi plotë 26 milionë euro

Neymar zbarkon në Barcelonë, kërkon me gjyq nga ish-klubi plotë 26 milionë euro

Neymar Junior tashmë ndodhet në Barcelonë për t’u përballur me ish-klubin e tij.

Sulmuesi brazilian ka zbarkuar në aeroportit El Prat me avion privat këtë të enjte bashkë me babanë e tij pas stërvitjes me PSG.


Nesër (e premte) në orën 09:30, do të paraqitet në gjyqin që ai ka me Barçën. Neymar paditi Barcelonën për mospagimin e gjithë shumës për rinovimin e kontratës.

Ai pretendon se ka marrë vetëm 14 milionë nga 40 që ai ra dakord me klubin dhe kërkon edhe 26 milionë plus interesat.

Nga ana e saj, Barça gjithashtu e paditi Neymarin me pretendimin se ky bonus nënshkrimi ishte i lidhur me përmbushjen e tërë kontratës deri në qershor të vitit 2022, diçka që sulmuesi nuk e bëri, sepse ai u largua në 2 gusht 2017.

PSG e pagoi klauzolën e tij të largimi, plot 222 milionë euro.

Gjyqi duhej të zhvillohej në 31 janar, por u shty sepse Barca kërkoi që PSG të paraqiste kontratat origjinale që lojtari ka me klubin parisien, diçka që deri më sot Nasser Al-Khelaïfi kishte refuzuar ta dorëzonte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori