Neymar është i lidhur shumë me një rikthim te Barcelona, por tani janë shfaqur raportime që Juventusi e duan në skuadër për ta krijuar një dyshe të frikshme me Cristiano Ronaldon.

Braziliani e ka bërë gjithmonë të qartë se dëshiron të luajë edhe një herë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, por PSG nuk e ka ndërmend ta lëshojë.

Për më tepër, pavarësisht ndikimit financiar të krizës së coronavirusit, Neymar nuk duket i gatshëm të ulë pagën e tij te PSG .

Sipas mediumit italian “7 Gold”, Juventusi kërkon të fitojë Ligën e Kampionëve dhe ata besojnë se me Neymarin mund të jenë në avantazh.

Për të arritur një marrëveshje me PSG-në, bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë Paulo Dybalan për të ulur tarifën.

Juventus tashmë po përpiqet të bëjë të pamundurën për ta tunduar 28-vjeçarin edhe pse e dinë se do të jetë e vështirë.

Por kur e mendon që Juventusi e bindi Cristianon të largohej nga  Real Madridi, atëherë mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me Neymarin. /Telegrafi/