LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Do ta fitojmë Ligën e Kampionëve sepse kemi një trajner gjenial

Neymar: Do ta fitojmë Ligën e Kampionëve sepse kemi një trajner gjenial

Neymar është i bindur se Paris Saint-Germain do të fitojë Ligën e Kampioneve këtë vit për shkak të “ekipit të tyre të mrekullueshëm” dhe “trajnerit gjeni”, Thomas Tuchel.

Ylli i Brazilit humbi ndeshjen e parë të 1/16 së finales me Manchester Unitedin pasi është duke u rikuperuar nga një dëmtim metatarsal.


PSG kaloi më lehtë se sa ishte menduar pa ndihmën e reprezentuesit brazilian dhe të sulmuesit Edinson Cavani, duke triumfuar 2-0 në Old Trafford.

Neymar (Foto: Getty Images)

“PSG do të jetë kampion i Ligës së Kampionëve,” tha ai në një intervistë me Red Bull. “PSG nuk jam vetëm unë – ka një ekip të shkëlqyer me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner gjenial”.

“Përveç kësaj, tifozët e PSG janë si lojtari i 12-të kur luajmë në Paris. Nuk kam asnjë dyshim se do të jemi kampionë dhe se do të luajë në finale”, pohoi futbollisti.

Të gjitha lajmet rreth Neymarit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Neymarit

“Trajtimi i lëndimit sapo ka filluar. Do të jetë një udhëtim i gjatë dhe në fund do të dal triumfues. Falënderoj Perëndinë që kam profesionistë të mëdhenj afër meje dhe kam mbështetja e PSG-së”, pohoi ai.

Ndryshe, Neymar pritet që të rikthehet në fushat e blerta brenda dy muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori