LAJMI I FUNDIT:

Neymar shpallet i pafajshëm, gjykata hedh poshtë akuzat për korrupsion dhe mashtrim në lidhje me transferimin te Barcelona

Neymar shpallet i pafajshëm, gjykata hedh poshtë akuzat për korrupsion dhe mashtrim në lidhje me transferimin te Barcelona

Ylli i Paris Saint-Germain dhe Brazilit, Neymar, ka parë një gjykatë spanjolle të heqë akuzat për korrupsion kundër tij në lidhje me transferimin e tij te Barcelona nga Santos në vitin 2013.

Sipas mediumit Globo, Prokuroria spanjolle ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion dhe mashtrim ndaj brazilianit.


Neymar përballej me një dënim prej dy vitesh burg plus një gjobë prej 10 milionë eurosh për parregullsi të dyshuara në lidhje me transferimin e tij te Barcelona në vitin 2013.

Barcelona i pagoi Santosit vetëm 17 milionë euro për Neymar në korrik 2013. Por grupi investues brazilian DIS, i cili zotëronte 40 për qind të të drejtave të Neymar gjatë kohës së tij në Santos – pretendoi se ishin shumë më tepër para të përfshirë në transferim.

Si dhe sulmuesi i PSG-së, prindërit e tij dhe ish-presidentët e Barcelonës, Sandro Rossell dhe Josep Bartomeu ishin të gjithë të pandehur në gjyq, dhe të gjithë panë që akuzat të ranë.

Të premten, Prokuroria Publike ka njoftuar “heqjen e akuzave ndaj të gjithë të pandehurve”.

Pas këtij rasti, sulmuesi tani mund të fokusohet plotësisht në çështjet në fushë pasi synon të fitojë Kupën e Botës me Brazilin, i cili përballet me Serbinë në ndeshjen e parë në grup më 24 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori