LAJMI I FUNDIT:

Newcastle afër të bëhet me pronar të ri – nga Arabia Saudite mohojnë se kanë transmetuar ilegalisht ndeshjet e Ligës Premier

Newcastle afër të bëhet me pronar të ri – nga Arabia Saudite mohojnë se kanë transmetuar ilegalisht ndeshjet e Ligës Premier

Kalimi i Newcastles në duart e pronarit të ri për 350 milionë euro është shumë afër të ndodhë, pasi nga Arabia Saudite kanë lëshuar një komunikatë rreth akuzave se kanë transmetuar ndeshjet e Ligës Premier në mënyrë ilegale.

Ditë ma parë është raportuar se arabët po akuzohen nga BT Sport se kanë transmetuar një numër të madh të ndeshjeve në treg të zi, duke dëmtuar ata me miliona euro.


Autoritetet arabe kanë lëshuar një komunikatë se ata nuk kanë bërë shkelje të transmetimit të ndeshjeve në vendit e tyre, pasi kanë bllokuar më shumë se 231 ueb faqe që kanë tentuar të zhvillojnë pirateri televizive.

Princit nga Arabia Saudite i komplikohen gjërat për blerjen e Newcastle United – pengesa kryesore është Liga Premier
Lexo po ashtu Princit nga Arabia Saudite i komplikohen gjërat për blerjen e Newcastle United – pengesa kryesore është Liga Premier

“Brenda kuadrit të përpjekjeve të Mbretërisë së Bashkuar për të zvogëluar shkeljet e së drejtës … ne synojmë të bllokojmë 231 faqe interneti që shkelin të drejtat e pronësisë, me qëllim që t’i mbyllim ato”, thuhet në komunikatën e tyre.

Kjo gjë i hap rrugë që Mohammad bin Salamn të blejë klubin e Newcastles që tashmë është vënë në shitje nga Mike Ashley.

Miliarderi amerikan Henry Mauriss bën ofertë 400 milionë euro për blerjen e Newcastle United
Lexo po ashtu Miliarderi amerikan Henry Mauriss bën ofertë 400 milionë euro për blerjen e Newcastle United

Magpies pritet të bëhen superfuqia e tretë në ligën angleze, pas Chelseat dhe Manchester City që po ashtu kanë kaluar në këtë fazë.

Bin Salaman do të bëhet pronari më i pasur i një klubi anglez, shkaku që pasuria e tij kalon shifrën e 260 miliardë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori