LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi amerikan Henry Mauriss bën ofertë 400 milionë euro për blerjen e Newcastle United

Miliarderi amerikan Henry Mauriss bën ofertë 400 milionë euro për blerjen e Newcastle United

Miliarderi amerikan Henry Mauriss ka bërë ofertë 400 milionë euro për blerjen e të gjitha aksioneve të Newcastle United.

Pronari aktual Mike Ashley tashmë ka konfirmuar se do të shesë klubin, ndërsa në garë për t’i marrë të gjitha aksionet është edhe Princi nga Arabia Sauidte Mohammad bin Salman.


Mauriss, që është drejtor gjeneral i “Clera TV Media”, një transmetues i programeve të ndryshme televizive, ka ofruar shumën e kërkuar nga Mike Ashley.

Sipas asaj që raporton BBC, miliarderi amerikan kërkon që sa më shpejtë të marrë konfirmimin e blerjes së Newcastles.

Por, Bin Salamn është i gatshëm të bëjë një ofertë edhe më të lartë, mirëpo Liga Premier është kundër që ai të marrë drejtimin e klubit.

Kjo gjë vije, pasi krerët e ligës kanë hedhur akuza në drejtim të princit nga Arabia Saudite se po i transmetojnë ndeshjet e ligës në mënyrë ilegale. /Telegrafi/