LAJMI I FUNDIT:

‘New York Times’ shkruan për statujën e kampiones Majlinda Kelmendi

‘New York Times’ shkruan për statujën e kampiones Majlinda Kelmendi

Mediumi prestigjioz ‘New York Times’ ka shkruar për kampionen Majlinda Kelmendin dhe zbulimin e statujës së saj.

Zbulimi i statujës është bërë sot në vendlindjen e saj në Pejë.

“Majlinda Kelmendit, atletes së parë nga Kosova që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike, i është zbuluar statuja në vendlindjen e saj”.

“Qindra njerëz, përfshirë presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Viser, duruan shiun që të mblidheshin në Pejë, 85 kilometra në perëndim të Prishtinës, për të parë statujën e bronztë të Kelmendit”, thuhet në këtë artikull.

Përveç tjerash në këtë artikull tregohet që statuja ka kushtuar 200.000 euro (220,000 dollarë), dhe u punua në SHBA.

“Unë besoj fuqimisht se statuja do t’i motivojë fëmijët në Kosovë që të arrijnë suksese në jetë si unë”, ka thënë tha Kelmendi, shkruan ‘New York Times’.

Kelmendi është zgjedhur atletja kosovare e vitit për tre vitet e fundit. /Telegrafi/