LAJMI I FUNDIT:

Neville shfrynë ndaj drejtuesve të Unitedit: E tmerrshme, duhen urgjentisht edhe tri transferime të mëdha

Neville shfrynë ndaj drejtuesve të Unitedit: E tmerrshme, duhen urgjentisht edhe tri transferime të mëdha

Gary Neville ka shprehur zhgënjimin e tij te Manchester United për mungesën e transferimeve dhe u tha atyre që të nënshkruajnë urgjentisht tre lojtarë.

Unitedi ka qenë ndër shpenzuesit më të vogël në Ligën Premier këtë verë, me vetëm Donny van de Beek të transferuar për 35 milionë funte nga Ajaxi.


Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho është prej kohësh objektivi kryesor i transferimeve të Djajve të Kuq, por ata ende nuk kanë paraqitur një ofertë zyrtare për anësorin, i cili vlerësohet 120 milionë euro nga gjermanët.

Dembele sërish refuzon kalimin te Manchester United
Lexo po ashtu Dembele sërish refuzon kalimin te Manchester United

Të tjerë si Harry Kane, Alex Telles, Jack Grealish, Ousmane Dembele, Edinson Cavani dhe Luka Jovic gjithashtu kanë qenë të lidhur me një lëvizje te Unitedi, por mbetet të shihet nëse Ole Gunnar Solskjaer do të jetë në gjendje të shtojë më shumë lojtarë të rinj para mbylljes së afatit të 5 tetorit.

Ndërsa Chelsea , Liverpool , Arsenal, Manchester City dhe Tottenham janë forcuar ndjeshëm, Unitedi deri më tani nuk ka qenë në gjendje të finalizojë marrëveshjet mes pasigurisë financiare të shkaktuar nga kriza e coronavirusit, duke i lënë tifozët të irrituar dhe të zhgënjyer.

Djajtë e Kuq kanë filluar fushatën e tyre të fundit në Ligën Premier me një humbje të befasishme ndaj Crystal Palace dhe një fitore jo bindëse ndaj Brighton, me presionin që fillon të rritet mbi Solskjaer ndërsa ai bën përpjekje për t’i dhënë fund pritjes tre-vjeçare të klubit pa trofe.

Neville nuk mund ta kuptojë pse ish-klubi i tij ka qenë kaq i qetë në treg në krahasim me rivalët e tyre kryesorë dhe ka theksuar tre pozicionet kryesore që duhet të forcohen në mënyrë që të shmanget një sezon tjetër mediokër.

Ferdinand këshillon Unitedin që të bëjë edhe katër transferime tjera, përmend edhe emra
Lexo po ashtu Ferdinand këshillon Unitedin që të bëjë edhe katër transferime tjera, përmend edhe emra

“Është e tmerrshme që në këtë treg që është ndoshta më i lehti në historinë e LP për të kryer transferime që United nuk ka bërë më shumë!”.

“Ata duhet t’i marrin Oles një qendërmbrojtës, një mbrojtës të majtë dhe një sulmues para mbylljes së afatit. Të tjerët po arrijnë t’i marrin lojtarët, pse jo United!”, ka shkruar Scholes në profilin e tij në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori