LAJMI I FUNDIT:

Netflix ka shpenzuar ‘vetëm’ 21.4 milionë dollarë për “Squid Game”

Netflix ka shpenzuar ‘vetëm’ 21.4 milionë dollarë për “Squid Game”
(Foto: Netflix)

Netflix thuhet se ka shpenzuar 21.4 milionë euro në produksionin e hit serialit “Squid Game”- bën të ditur Bloomberg.

Rritja e jashtëzakonshme e kësaj platforme në vitet e fundit nga nxitur garën për përmbajtje të ndryshme që kanë rezultuar shumë të suksesshme.


Së fundmi, hiti më i madh botëror është seriali i Netflixit, “Squid Game”, i cili duket se ka kushtuar shumë më pak në krahasim me investimet tjera të mëdha.

Sipas Lucas Shaw nga Bloomberg (i cili pohon t’i ketë pasur në dispozicion dokumentet interne) Netflixi ka shpenzuar 21.4 milionë dollarë në hit serialin në gjuhën koreane.

Në ndërkohë, investimi është shpaguar shumëfish, pasi sipas të dhënave, “Squid Game” ka regjistruar debutimin më të madh në histori të kësaj platforme – me mbi 111 milionë abonime ta kenë shikuar deri më tani nga 17 shtatori.

"Squid Game" është zyrtarisht seriali më i shikuar ndonjëherë në Netflix, arrin 111 milionë shikime
Lexo po ashtu "Squid Game" është zyrtarisht seriali më i shikuar ndonjëherë në Netflix, arrin 111 milionë shikime

Netflix e regjistron si shikim, nëse përdoruesi e shikon së paku dy minuta një përmbajtje (emision, serial apo film).

Kompania thuhet të ketë paguar rreth 2.4 milionë dollarë për një episod të serialit, shumë më pak në krahasim me disa prej hiteve tjera të këtij shërbimi.

Një episod i “Stranger Things” kushton tetë milionë dollarë, kurse një episod i “The Crown” kushton 10 milionë dollarë – kishte njoftuar Variety. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori