LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestë për vrasjen e 11-vjeçarit nga Fushë Kosova

Nesër protestë për vrasjen e 11-vjeçarit nga Fushë Kosova

Një grup i aktivistëve të Fushë Kosovës sot kanë mbajtur një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune, për të shpërfaq siç ata pretendojnë neglizhencën institucionale të policisë dhe gjyqësisë për vrasjen e një 11 vjeçari që ndodhi javën e kaluar në Fushë Kosovë.

Ata në shenjë simbolike kanë hedhur ngjyrë të kuqe, para objektit të policisë dhe i kanë lënë dy bluza të përgjakura në rrethojat e objektit që simbolizojnë përgjegjësinë e këtij institucioni në rastin e vrasjes të miturit K. Veseli dhe kauzës kundër racizmit.

Gazmend Qyqalla aktivist dhe pjesëtar i komunitetit ashkali tha se ky rast shfaq shfaqë racizmin e rrënjosur në institucione, duke i bërë ato bashkëfajtore në këto krime.

Policia arreston personin e dyshuar për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Policia arreston personin e dyshuar për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë

“Ne aktivistët kundër racizmit përmes këtij aksioni simbolik duam të shpërfaqin neglizhimin institucional të policisë dhe gjyqësisë që la të vrarë 11 vjeçarin nga Fushë Kosova. Për gjashtë muaj kjo polici nuk ndërmori asgjë për ta mbrojtur 11 vjeçarin nga përdhunimet e as nga vrasja. Ky rast shfaq racizmin e rrënjosur në institucionet tona, duke i bërë ato bashkëfajtore në këto krime”, tha Qyqalla.

Për këtë arsye, ai bëri thirrje që nesër të protestohet për siç tha mos lejohet që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të institucioneve publike.

“Ju ftojmë të ngrihemi të gjithë në protestë para Policisë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë. Të premten në orën 14;00 mblidhemi tek lagjja ‘Meshari ‘për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë”, tha ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për vrasjen e 11 vjeçarit. S.O është arrestuar disa ditë pasi K.Veseli u gjet i vrarë më 7 korrik nën shkallët e një ndërtese në Fushë Kosovë.

Edhe i dyshuari dhe tashmë i ndjeri i përkasin komunitetit ashkali ndërsa familja e të miturit kanë treguar se e kanë lajmëruar rastin në Polici. E prokurorisë i kishte mjaftuar vetëm një kallëzim penal për S.O dhe të njëjtin e kanë lënë të lirë./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori