LAJMI I FUNDIT:

As nesër nuk ka transport publik, paralajmërohet protestë për të premten

As nesër nuk ka transport publik, paralajmërohet protestë për të premten
Foto: Ilustrim

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik do të vazhdon edhe nesër, ndërsa në ditën e premte Shoqata e Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të organizon protestë në Prishtinë dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj tha se Këshilli Drejtues i shoqatës mori vendim që greva për mos qarkullim të transportit rrugor të udhëtarëve do të vazhdon edhe nesër, ndërsa të premten të gjithë operatorët e transportit do të defilojnë me autobus në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e marrëveshjes me qeverinë për subvencionim të humbjeve ekonomike që kanë pasur operatorët e transportit publik.


SHTU kishte njoftuar se nga sot nuk do të ketë transport të udhëtarëve për së paku për dy ditë në të gjithë vendin deri në përmbushjen e kushteve të marrëveshje të nënshkruar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Pas grevës së operatorëve të transportit të udhëtarëve, Hoti: Jemi të gatshëm të takohemi për gjetjen e një zgjidhje të favorshme
Lexo po ashtu Pas grevës së operatorëve të transportit të udhëtarëve, Hoti: Jemi të gatshëm të takohemi për gjetjen e një zgjidhje të favorshme

Pas kësaj greve, ka reaguar kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, duke thënë se janë të gatshëm të takohen për siç ka thënë ai për gjetjen e një zgjidhje të favorshme për këta operatorë.

“Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kërkon nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve, që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që shpreh gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, Zyra e Kryeministrit sqaron se, bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë së Kosovës. /KP/Telegrafi/