Nesër dhe pasnesër skriningu i parë sqarues mes BE-së dhe Maqedonisë ës Veriut dhe Shqipërisë
Ekipi negociues i Maqedonisë së Veriut nesër dhe pasnesër do ta ripërtërijë njohurinë e vet për legjislaturën e BE-së, në prag të fillimit të skriningut bilateral, lajmëroi korrespondentja e AIM-s nga Brukseli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipi, i përbërë nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) dhe nga përfaqësues të institucioneve kompetente, nesër në Bruksel, ndërsa pasnesër në Luksemburg do të mbajë skrining sqarues me Komisionin evropian, për herë të parë prej vitit 2019.
Skriningu sqarues do të mbahet së bashku me ekipin negociues shqiptar. Të dy vendet do të ndahen kur do të fillojë skriningu bilateral, më herët për dy muaj.
Qëllimi i skriningut sqarues, si edhe në vitin 2019, është të informohen ekipet e vendeve negociuese për rrjedhën e risive në legjislaturën e BE-së. Duke pasur parasysh atë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë pasur skrining sqarues prej vitit 2019, ato duhet të kalojnë përmes përditësimit të ligjeve të fundit, aktvendimeve dhe vendimeve në secilin prej kapitujve prej atëherë e deri më sot. Në këtë pjesë të procesit, roli i vendeve që negociojnë është më shumë pasiv, marrin shënime dhe parashtrojnë pyetje.
Skriningu fillon me klasterin e parë, dhe më të rëndësishmin. Nesër takimi është i fokusuar në kapitullin pet – Furnizime publike. Pasnesër, ekipet nisen drejt Luksemburgut, ku po mbahet takimi për kapitullin 18 – Statistika. Që të dy kapitujt janë pjesë e klasterit të parë të famshëm, i njohur si “Themelet”. Kapitujt e tjerë në këtë klaster janë Drejtësia, Gjyqësia dhe Kontrolli financiar.
Nga Komisioni Evropian për AIM-n deklaruan se ata mbeten tërësisht të përkushtuar në avancimin e procesit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Kjo është hera e parë dhe hap i rëndësishëm në procesin negociues, tërësisht i mbështetur nga qeveritë dhe parlamentet e të dy vendeve”, deklaroi zëdhënësja Ana Pisonero për AIM-n.
Ajo shtoi se muajt e ardhshëm sjellin “program intensiv të punës” për të gjitha palët, ndërsa ajo do të fillojë me “Themelet”.
“Bëhet fjalë për takime teknike në të cilat është involvuar një numë i madh i ekspertëve, ndërsa ne jemi në kontakt të afërt me autoritetet për orarin e takimeve”, shtoi Pisonero.
Pasi që të përfundojnë skriningjet sqaruese, duhet të fillojnë ato bilaterale. Në këtë pjesë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndahen.
Skriningu bilateral e hedh fokusin e vendit negociues i cili ekspertëve nga Komisioni evropian çdo herë duhet t’ua prezantojë përparimin në secilin kapitull. Pason raporti i Komisionit evropian i cili e vlerëson atë përparim, ndërsa raportin duhet ta miratojnë vendet anëtare të BE-së, përkatësisht Këshilli i BE-së.
Tani për tani konsiderohet se skriningu bilateral mund të fillojë diku nga nëntori.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka edhe një kusht shtesë politik, e ai është futja e komunitetit bullgar në Kushtetutë. Madje më pas Shkupi mund ta mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare dhe t’i hapë kapitujt negociues.
Nesër takimi fillon në orën 9:15 në Bruksel. Ekipin e udhëheqë negociuesi kryesor, Bojan Mariçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City