LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk vjen Griezmann, Unitedi i ka të gatshme 80 milionë funte për Kane

Nëse nuk vjen Griezmann, Unitedi i ka të gatshme 80 milionë funte për Kane

Jose Mourinho është gati për një ofertë mahnitëse prej 80 milionë funteve për të nënshkruar me anglezin Harry Kane nëse Antoine Griezmann shpërfill një transferim në verë te Manchester United.

Tash e disa kohë është e ditur se Mourinho e ka bërë yllin e kombëtares franceze dhe Atletico Madridit, Griezmann, si objektivin e tij numër një ​​gjatë afatit të ardhshëm kalimtar veror.


Griezmann zbulon arsyen interesante pse s’i pëlqen transferimi në Ligën Premier
Lexo po ashtu Griezmann zbulon arsyen interesante pse s’i pëlqen transferimi në Ligën Premier

Por, sipas Starsport, në qoftë se ‘Djajtë e Kuq’ nuk e joshin atë që të vijë në Old Trafford, atëherë Mourinho do të nisë një përpjekje të guximshme për të nënshkruar me yllin e Tottenham Hotspur, Kane, përcjell Telegrafi.

Griezmann ka një klauzolë lirimi pre 85 milionë funteve në kontratën e tij dhe zëvendës-kryetari ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward është i përgatitur për të thyer atë dhe të nënshkruaj me francezin.

United gjithashtu janë duke shpresuar që shoku i tij i ngushtë, Paul Pogba, mund t’iu ndihmojë për të bindur shokut e tij të kombëtares që të bashkohet me ta.

Kane shënon het-trik gjatë pjesën së parë ndaj skuadrës së Shaqirit, secili gol më i bukur se tjetri (Video)
Lexo po ashtu Kane shënon het-trik gjatë pjesën së parë ndaj skuadrës së Shaqirit, secili gol më i bukur se tjetri (Video)

Por, Griezmann ka distancuar veten nga një transferim në verë të United, duke këmbëngulur se ai është i lumtur në Madrid dhe ka rezerva në lidhje me jetesën në Manchester.

Kjo ka bërë që ‘Special One’ të shoh përforcimin edhe diku tjetër dhe ka vendosur objektivat e tij në yllin e Tottenhamit, Kane.

Mourinho llogarit Kane si futbollistin që mund të përmbush ambiciet e tij në United dhe të formojë një partneritet të fuqishëm sulmi me e shokun nga kombëtarja e Anglisë, Marcus Rashford.

Mourinho premton dy apo tri transferime të mëdha
Lexo po ashtu Mourinho premton dy apo tri transferime të mëdha

Megjithatë,  mbetet për t’u parë nëse kryetari i Spurs, Daniel Levy, është i gatshëm të bëjë biznes me Unitedin.

Levy më parë ka përfituar shumë financiarisht nga shitja e disa nga talentet më të mëdhenj të klubit, veçanërisht me Gareth Bale, të cilin e shiti në Real Madrid në një marrëveshje prej 86 milionë funteve në vitin 2013, teksa në rast shitje të Kane, prapë do të kishte një marrëveshje mega-milionëshe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

La Liga
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
Kalo në kategori