Kylian Mbappe i ka bërë me dije Paris Saint-Germianit se do të largohet në fund të këtij sezoni, nëse nuk arrijnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez në këtë verë tentoi të largohej nga Parku i Princave, pasi Real Madridi i dëshironte shërbimet e tij me ngulm.


20-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2022 me kampionin e Ligue 1, mirëpo dëshiron të largohet nëse nuk e fiton titullin më të madh në Evropë për klube.

Mbappe 1 Mbappe pëlqehet shumë nga Real Madridi dhe trajneri Zidane (Foto: Getty Images/Guliver)

Në verën që shkoi u raportua nga mediat spanjolle se Mbappe do të transferohet te Los Blancos në vitin 2020, pasi PSG-ja nuk do ta lejonte largimin e tij në këtë verë.

Francezi tani u ka bërë me dije parisienëve se ky mund të jetë sezoni i tij u fundit, derisa dëshiron ta testojë vetën në Spanjë.

Transferimi i Mbappes te madrilenët nuk do të ishte i lehtë, pasi skuadra franceze kërkon mbi 200 milionë euro për shërbimet e tij. Sulmuesi i talentuar mungoi në fitoren 3 me 0 të PSG-së ndaj ‘Los Blancos’ në Ligën e Kampionëve për shkak të lëndimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app