LAJMI I FUNDIT:

Nëse financat rregullohen, Barcelona ka gati pesë blerje

Nëse financat rregullohen, Barcelona ka gati pesë blerje

Barcelona ka plan të qartë për këtë verë dhe po ndërmerr hapat konkretë për ta bërë realitet atë që mendojnë kryesia e klubit.

Hapi i parë është finalizimi i njërës prej dy marrëveshjeve të miratuara nga anëtarët gjatë Kuvendit të së enjtes, diçka e nevojshme për të shmangur humbjet në fund të vitit dhe për të rritur diferencën e “fair play”.

Për më tepër, klubi po përpiqet të ulë faturën e pagave. Me këto kushte klubi do të mund t’i afrohet me besim afatit kalimtar, pasi në tavolinë ka pesë emra që do ta rregullonin mirë skuadrën e Xavit.

Robert Lewandowski, Raphinha, Jules Kounde, Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta janë objektivat kryesore të Joan Lapotas.

Megjithatë, klubi katalanas do të duhet të paguajë për secili prej tyre. Këto përforcime, nëse mbërrijnë, do t’i bashkohen atyre të Franck Kessie dhe Andreas Christensen që tashmë kanë nënshkruar me katalunasit.

Robert Lewandowski

Ai është objektivi kryesor i afatit kalimtar të verës. Bayern Munich është i vetëdijshëm se duhet të negociojë largimin e tij herët a vonë.

Tashmë polaku është me pushime në pritje të lajmeve. Ai ka deklaruar disa herë se koha e tij me klubin gjerman ka përfunduar. Xavi ka nevojë për një golashënues dhe polaku është i veçantë në këtë drejtim. 33-vjeçari e përfundoi sezonin e kaluar me 50 gola të shënuar në të gjitha garat.

Raphinha

Lojtari e di prej muajsh se nëse Ousmane Dembele nuk rinovon kontratën me Barcelonën, ai do të jetë zgjedhja e parë. Braziliani ende shpreson të luajë në Camp Nou dhe pret që klubi të marrë një vendim.

Nga ana tjetër, Leeds United dëshiron të fitojë para. Braziliani kërkohet edhe nga Arsenali.

Jules Kounde

Mbrojtësi qendror është në radarin e Barcelonës për të forcuar mbrojtjen, por negociatat me Sevillan nuk kanë qenë të lehta.

Andaluzianët nuk janë me nxitim për të shitur lojtarin e tyre më të vlerësuar dhe Monchi kërkon të paktën 65 milionë euro.

Për më tepër, kontrata e mbrojtësit ka edhe dy vjet, kështu që nuk ka nxitim për ta larguar atë nga “Sanchez Pizjuan”.

Marcos Alonso

Barcelona do të duhet të negociojë me Chelsean në këtë skenar. Mbrojtësi i majtë dëshiron të kthehet në La Liga, por e ardhmja e tij do të përcaktohet nga klubi anglez.

Fakti që ai ka kontratë deri në vitin 2023, përveç dëshirës së lojtarit, është një avantazh për Barcelonën. Si rezultat, kjo do të ishte vera e fundit në të cilën blutë mund të rikuperojnë një pjesë të investimit të tyre në Marcos Alonso.

Për më tepër, Chelsea është i interesuar për Marc Cucurella.

Cesar Azpilicueta

Lojtari ka shkuar me pushime pa asnjë përditësim nga Barcelona. Rasti i tij është disi më i veçantë se ai i shokut të tij aktual të skuadrës, Marcos Alonso.

Lojtarit pronarët e mëparshëm të Chelseat i kishin thënë se mund të largohej falas, por ka një klauzolë në kontratën e tij dhe kontrata mund të rinovohet automatikisht.

Pronarët e rinj nuk janë të gatshëm ta lënë atë të largohet me kosto zero dhe, në këtë rast, do të duhet të shohim se sa larg është e gatshme të shkojë Barcelona./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori