LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet kontrata për projektin e rrugës Mitrovicë-Milloshevë

Nënshkruhet kontrata për projektin e rrugës Mitrovicë-Milloshevë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të enjten e nënshkroi kontratën për realizimin e punimeve në segmenitin Mitrovicë-Milloshevë, pjesë e projektit të rrugës M2 (Prishtinë-Mitrovicë).

Lekaj theksoi rëndësinë e këtij projekti, që do të ndihmojë në qarkullimin më të lirë të automjeteve në këtë aks rrugor të frekuentuar.

“Duke e përgëzuar Njësinë Zbatuese për punën dhe respektimin e afateve kohore kërkoi nga kjo njësi të vazhdojnë me përkushtimin e deritashëm edhe në detyrat tjera në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohen rrugë me standarde dhe cilësi të lartë”, thuhet në njoftimin e MI-së. /Telegrafi/