LAJMI I FUNDIT:

Nënkolonel Jeton Rexhepi: Sivjet më pak aksidente me fatalitet, sesa vitin e kaluar (Video)

Nënkolonel Jeton Rexhepi: Sivjet më pak aksidente me fatalitet, sesa vitin e kaluar (Video)

Nënkolonel Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës ka thënë numri i aksidenteve në Kosovë për periudhën janar-shtator është më i ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe aksidentet fatale kanë shënuar rënie të lehtë në krahasim me vitin e kaluar.


“Aksidentet fatale në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar rënie për 13 raste më pak apo 17,11%. Kemi tre persona të vdekur apo 3.53% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas zyrtarit policor,  rënie kanë pësuar edhe aksidentet tjera ku ka pasur persona të lënduar.

“Aksidentet me lëndime kanë pësuar rënie për 125 raste më pak apo 2.94%, numri i personave të lënduar për periudhën e njëjtë kohore është më i vogël për 366 apo 4.22%, numri i aksidenteve me dëme është 1,372 raste më pak apo 17.86%”.

Lajmi pozitiv, sipas Rexhepit, është se edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve si atyre me fatalitet apo dëme është reduktuar.

“Numri i përgjithshëm i aksidenteve ka rënë për 1,510 raste më pak apo 12.57%. Nëse përfshijmë edhe këto ditët e shtatorit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi 6 persona më pak të vdekur në komunikacion”, tha nënkolonel Rexhepi.

Nënkoloneli ka thënë se me implementimin e ligjit të ri, policia ka filluar të marrë masat e reja duke u hequr edhe pikët vozitësve.

“Shumë thjesht, nëse vozitësi merr një dënim deri në 300 euro, në mënyrë automatike merr 3 pikë negative”.

Ai ka përmendur edhe ligjin që parashikon edhe moslejimin e regjistrimit të automjeteve nëse ka dënime të pashlyera.

“Nga 1 qershori, pa shlyer dënimet nuk mund të regjistrohen automjetet”, tha Rexhepi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori