LAJMI I FUNDIT:

“Nënat e Srebrenicës” ngrenë padi kundër Holandës

“Nënat e Srebrenicës” ngrenë padi kundër Holandës

Të afërm të viktimave të Masakrës së Srebrenicës ngritën padi kundër Holandës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Padia, e cila sfidon një vendim të Gjykatës së Lartë në Holandë, të muajit korrik, është përpjekje e grupit të njohur si “Nënat e Srebrenicës” për të mbajtur Qeverinë holandeze përgjegjëse për vrasjen e 350 burrave myslimanë.


“Nënat e Srebrënicës ngritën sot një rast kundër shtetit holandez në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, thanë përmes një deklarate avokatët Marko Gerritsen dhe Simon van der Slujis, duke e akuzuar shtetin holandez për mosmarrje të masave të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë.

Në total, mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Atëbotë, shumë prej viktimave kanë shkuar në zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara, por atje nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të paqeruajtësve holandezë për t’i mbrojtur ata.

Gjykata e Lartë e Holandës konstatoi më 19 korrik se paqeruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara “kanë vepruar në mënyrë të paligjshme” kur i kanë evakuuar burrat nga baza e tyre ushtarake pranë Srebrenicës, më 13 korrik, 1995, duke i dorëzuar ata te forcat serbe të Bosnjës, edhe pse e kanë ditur se “kanë qenë në rrezik serioz për t’u abuzuar ose vrarë”.

Megjithatë, Gjykata e Lartë tha se Holanda mban përgjegjësi “shumë të kufizuar”. Sipas vendimit të Gjykatës, Holanda ka vetëm 10 për qind të përgjegjësisëpër vdekjen e 350 burrave.

Avokatët e “Nënave të Srebrenicës” thanë se ky vendim ishte “krejtësisht arbitrar”. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori