LAJMI I FUNDIT:

Nëna rrah të birin 13-vjeç në mes të rrugës, ia kishte marrë pa leje veturën e tipit BMW (Video)

Nëna rrah të birin 13-vjeç në mes të rrugës, ia kishte marrë pa leje veturën e tipit BMW (Video)

Një grua nga Teksasi është bërë e “famshme” në internet, pasi publikimit të një video, ku shihet duke rrahur djalin e saj 13-vjeç i cili ia kishte vjedhur veturën e tipit BMW – dhe duke vepruar në këtë mënyrë mendonte se  do t’ia mbushte.

Liza Campero, ka shkruar në rrjetin social Twitter se kishte ndjekur nga pas nënën e saj e cila e kishte kuptuar se i biri Aaron ia kishte marrë veturën pa e pyetur që të shkojë në shtëpinë e të dashurës, transmeton Telegrafi.


Campero nga El Paso, ka pranuar se vëllai i saj kishte shkyçur internetin në shtëpi, me qëllim e ëma e tyre të mos mund t’i sheh kamerat e sigurisë ku njëra prej tyre ishte e vendosur edhe në garazh.

Kështu ai pa u menduar dy herë vodhi veturën dhe u nis për në shtëpinë e të dashurës, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë. Ajo e zuri në rrugë dhe filloi ta godas pa ndërprerë si ndëshkim për atë çfarë kishte bërë. /Telegrafi/