LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Dafina Zeqirit dikur ishte këngëtare, ajo do të rikthehet me një këngë dedikuar vajzës në albumin e ri të Dafinës

Nëna e Dafina Zeqirit dikur ishte këngëtare, ajo do të rikthehet me një këngë dedikuar vajzës në albumin e ri të Dafinës
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë të gjatë për emisionin “NIN” në Klan Kosova.

Mes shumë të rejave nga jeta personale dhe profesionale, Dafina foli edhe rreth albumit të saj më të ri “Dafinë moj”, që do të publikohet së shpejti.

E pyetur se pse ka vendosur t’ia lë këtë titull albumit, këngëtarja tregoi se është diçka e veçantë që lidhet me nënën e saj.


Dafina Zeqiri dhe nëna e saj (Foto: Arkiv)

Mamaja e Dafinës, Melihate Zeqiri, dikur ishte këngëtare e njohur në vitet 80-ta, por më pas ajo e kishte ndërrperë karrierën e saj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dafina tregoi e emocionuar se si ende pas kaq vitesh i dëgjon videokasetat e mbetura nga koha kur nëna e saj këndonte live, shoqëruar me orkestër dhe kushtet e asaj kohe.

“Është një këngë të cilën nëna ime e ka pasur shumë për zemër, e cila e ka emocionuar nënë time shumë në kohën kur ishim shumë të vegjël. E ka shtyrë përpara, se kemi kaluar shumë gjëra dhe vendosa meqë ky album është pak a shumë personal për mua, jo vetëm me ia lënë emrin ‘Dafinë Moj’, por tash po ua zbuloj surprizën që ka me qenë edhe mami im pjesë e albumit, dhe mami do ta këndojë atë për mua”, ka thënë Zeqiri.

E njëjta ka potencuar se kënga në fjalë do të jetë një ripërpunim i një kënge të vjetër shqipe, që do të vijë në një version interesant nga e ëma dedikuar të bijës së saj.

“Është një këngë e vjetër të cilën kemi përpunuar”, ka thënë tutje Dafina, e cila ndër të tjerash ka zbuluar se kjo këngë po punohet në studion e saj. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri dhe nëna e saj (Foto: Arkiv)

Në trend Magazina

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Kalo në kategori