Negenet merr vendin e parë, fiton dhe Elektring

SUPERLIGA
Mes tensionesh dhe polemikash mbaroi java e tetë e Super Ligës në Pit Power Liga Total të Ferizajt. Ndeshja hapëse e kësaj jave, ajo mes Kino Bar dhe Italy u mbyll me rezultat të barabartë 3-3 ndërkaq Laçi triumfoi me rezultat 4-0 ndaj Termos duke fituar tri pikë shumë të rëndësishme që e distancojnë sadopak skuadrën e Laçit nga pozitat e fundit të renditjes tabelare. Një nga ndeshjet me interesante ishte fitorja e Pit Power Negenet ndaj Termo Lulit (3-0). Dy skuadrat bënë paraqitje mjaft të mirë por Pit Power Negenet arriti të kontrollonte më mirë takimin dhe me mjaft mençuri arriti të fitonte këtë ndeshje. Termo Luli pati disa raste të mira shënimi por që nuk arriti t’i konkretizonte. Me këtë fitore Pit Power Negenet ngritët në pozitën e parë në tabelë pasi që Restaurant Arxhendi pësoi disfatë nga Sëiss Plus me golin e vetëm të shënuar nga Hekuran Zeka. Gjate kësaj ndeshje pati disa mosmarrëveshje dhe tensione ku Liridon Muhaxheri u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.
Skuadra e Jehon Ramadanit, FC Komogllava u kthehet fitoreve në takimin me Sau Paolo duke fituar 4-1. Hekuran Gashi ishte lojtari më i mirë i këtij takimi duke realizuar edhe dy gola, ndërsa Sau Paolo e pëson edhe humbjen e tretë me radhë. Guacka është duke shfrytëzuar më së miri gabimet e kundërshtarëve të saj. Me fitoren ndaj Ghost (2-1) skuadra e Kujtim Hajdarit ngritët në pozitën e 7-të, ndërsa Ghost rrezikon seriozisht qëndrimin në elitë. Në lufte për një pozitë që siguron qëndrimin në Superligë ishte edhe Colo Colo me Classic, ndeshje kjo të cilën e fitoi Colo Colo me rezultat 5-3. Eskavatori fitoi ndaj Koshares (3-2) falë het-trikut të kapitenit Jeton Rysha, ndërkaq skuadra e Krenar Mjakut (Victoria & Orchide) nuk arriti të mbante rezultatin e pjesës së parë(2-2) duke pësuar humbje mjaft të vështirë ndaj Elektring, skuadër kjo që po kalon një formë mjaft pozitive. Maestro ka fituar ndaj Yjeve dhe ngritët në pozitën e tretë në tabelë. Me këtë fitore (5-3) Maestro hyn fuqishëm në garë për pozitat që dërgojnë në Total Champions, pse jo edhe për titullin kampion.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E DYTË
Zy-Na ka fituar derbin e javës së tetë ndaj Lloshkobares duke e mundur me rezultat të ngushtë 3-2. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1, ndërsa në njëzet minutëshin e dytë, Zy-Na u tregua më e saktë para portës duke realizuar edhe dy herë të tjera. Ndeshja mund të përfundonte edhe me rezultat të barabartë por portieri i Zy-Na, Ilir Ilazi mohoi disa raste të pastra shënimi Lloshkobares. Terrni pësoi humbjen e pestë me radhë. Këtë xhiro ishte viktimë e Labinotit duke humbur 3-6. Labinoti në 5 ndeshjet e fundit ka arritur tri fitore dhe dy barazime duke u ngritur në pozitën e 9-të në tabelë dhe duke rritur gjasat për një pozitë që dërgon në Play Off. Vetëvendosja fitoi 9-3 ndaj Pelisterkas ku veçohet tre golëshi i shënuar nga Qëndrim Makolli, ndërsa Sprint fitoi në perballje me Termo Luzhan 4-2 në një nga sfidat më të bukura të Ligës së Dytë. Me këtë fitore Sprint grumbullon 15 pikë dhe gjendet vetëm 1 pikë larg pozitës së tretë. Skuadra e Shqiponjës, ka demoluar skuadrën e fundit në tabelë Red Zone duke e mposhtur me rezultat të thellë 11-1. Liridon Nuha realizoi 6 gola në këtë takim ndërsa me het-trik e mbylli ndeshjen edhe Alban Avdyli. FC Nderimi (Dardania) ka fituar 2-1 ndaj FC Gama në një ndeshje mjaft të ashpër dhe me shumë raste tensioni ku gjyqtari u detyrua të ndante dy kartonë të kuq dhe dy të verdhë. Fitore shumë të vlefshme arriti edhe Star Graf duke mposhtur Kombëtaren A me rezultat të ngushtë(2-1). Të dy golat për Star Graf i shënoi Betim Berisha ndërsa për Kombëtaren A realizoi Shpat Sejdiu.
Ndeshje interesante dhe e bukur ishte edhe ajo mes Unioni dhe Balaj. Unioni e pa veten në disavantazh prej tre golave në pjesën e parë të realizuar nga Endi Sadiku, ndërsa në pjesën e dytë, Union arriti të shënonte tre herë, por nuk mjaftoi deri në fund pasi që Balaj realizuan edhe golin e katërt dhe të fitores për këtë skuadër. Ndeshjet tjera, ajo mes Army - Te Iriqi dhe Lord - Elektro inn u mbyllen me rezultat zyrtar (0-3) në të mirë të skuadrës së Te Iriqi perkatësisht, Elektro inn.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E TRETË
Java e pestë në ligën e tretë startoi me ndeshjen Festa - Million e cila u mbyll me fitoren e Festës me rezultat 4-1. Qëndrim Neziri ishte realizator i tri golave në këtë takim duke i dhënë skuadrës së tij një fitore shumë të rëndësishme në këtë kampionat. Unioni SHPK është rikthyer tek fitoret këtë javë duke mposhtur me rezultat të thellë FC Zllatarin (7-0). Skuadra e kapitenit Gramoz Rushiti dominoi takimin gjatë gjithë kohës duke mos lënë shumë raste shënimi për kundërshtarin. Zllatari vazhdon të qëndrojë në pozitat e fundit të tabelës. Fitore me rezultat të thellë arriti edhe Nikadini e cila mposhti skuadrën e Vikingsave (6-1) Besnik Zeqiri, Dashnim Qiraxhiu dhe Arian Rekaj ishin protagonistë të kësaj ndeshje me nga dy gola. Super ndeshja ndërmjet skuadrave te kreut të tabelës, ajo mes Ferplast dhe Momo Bar përfundoi në të mirë të skuadrës së Muhamer Krasniqit (Ferplast) e cila fitoi me rezultat 6-2. Fraksioni i parë përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ndërsa në fraksionin e dytë, Ferplast shfrytëzoi me mirë rastet e saja dhe arriti të shënonte plot 4 gola të tjerë duke ja shkaktuar në këtë mënyrë humbjen e parë Momo Bar-it. Vlen të përmendet se lojtari më i mirë i këtij takimi ishte Gëzim Rusi i cili realizoi tri gola për skuadrën e tij. Me këtë fitore Ferplast e sheh veten si lidere e vetme në Ligën e Tretë.
Shkendija është mposhtur 1-8 nga Talinoci duke pësuar një nga humbjet më të thella të saj. Xhelal Osmani zhvilloi një nga ndeshjet më të bukura të tij në këtë sezon duke ndihmuar skuadrën e tij me tri gola. Viva dhe Ben Com ndan pikët duke barazuar 3-3, ndërkaq Diti Balaj DPT fitoi me rezultat zyrtar ndaj Guri.M e cila nuk kishte udhëtuar fare në këtë takim. Pleshina pësoi edhe humbjen e dytë me radhë nga Galaxy (3-2) duke treguar kështu një krizë të vogël që e ka kapluar këtë skuadër. Galaxy arriti mjaft mirë ta mbajë epersinë prej një goli gjatë takimit duke arkëtuar kështu tri pikë shumë të vlefshme. Humbjen e parë në kampionat e arriti edhe Elita duke u befasuar nga skuadra e fundit e tabelës, Capllani, me rezultat komod 2-0 . Edmond Thaqi ishte realizatori i dy golave në tre pikshin e parë të Capllanit. Fitoren e parë arriti edhe Komuna duke mposhtur FC Et Group 3-6 në një përballje direkte me skuadrat e fundit të tabelës. Surqina vazhdon të tregojë paraqitje të bukura dhe pozitive edhe pas javës së pestë. Këtë xhiro fitoi ndaj Big Eagle me rezultat 7-2 ku ylli i skuadrës, Valmir Llabjani shënoi një tjetër het-trik. Atletico ka arritur të shënojë fitoren e dytë, duke mposhtur Elektroplast me rezultat 5-1. Fitim Ukshini dhe Burim Mustafa realizuan nga dy gola në këtë fitore, ndërsa Flamur Rekaj shënoi golin e vetëm për Elektroplastin.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
Më të dalluarit e kësaj jave:
/Telegrafi/

























































