Ai është një prej legjendave të Juventusit dhe gjithmonë ka komente për klubin e zemrës.
Pavel Nedved ka folur për gazetën e njohur italiane “La Repubblica”, ku ka pohuar se Paulo Dybala mund të bëhet lojtari më i mirë në botë.
“Dybala mund të bëhet lojtari më i mirë në botë, Është i pjekur dhe di si të ndreqë gabimet”.
“Shpresoj të mos na e marrë ndonjë skuadër tjetër, por në kohët e sotme gjithçka mund të ndodhë. Me shifrat e çmendura që qarkullojnë, në fund të ditës janë lojtarët ata që vendosin”, u shpreh çeku.
Sulmuesi argjentinas raportohet se po vëzhgohet prej dy gjigantëve spanjollë, Barcelonës dhe Real Madridit.
Theksojmë se ylli argjentinas i Juventusit ka gabuar në dy penallti dy ndeshjet e fundit, ku përballë ka pasur portierët e kombëtares shqiptare.
https://youtu.be/RNd_hNLr8p4
Penalltia e parë e humbur ishte para dy javësh në Bergamo ndaj Atalantës, ku Etrit Berisha shpëtoi skuadrën e tij nga një humbje e mundshme. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2 falë Berishës.
Ndërsa, mbërmë Dybala dështoi t’i jepte skuadrës së tij të paktën një barazim në shtëpi ndaj Lazios. Shqiptari tjetër, Thomas Strakosha u kthye në hero në Torino duke pritur penalltinë e argjentinasit në minutat e fundit shtesë dhe duke i dhuruar kryeqytetasve tre pikë.
https://youtu.be/hFaSviw0S_U?t=1
Futbollisti 23-vjeçar për kampionin italian deri më tani ka pasur 73 paraqitje dhe ka shënuar 40 gola.
Ndryshe, Dybala prej vitit 2012 është pjesë e ligës elitare italiane, kur atëbotë luante për Palermon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arne Slot zbulon arsyen pse vendosi ta pranojë ofertën për t’u bërë trajner i Liverpoolit
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk humbasin miliona euro shkaku i adhuruesve të boksit
Toni Kroos nuk kishte asnjë dyshim kur tregoi katër bashkëlojtarët e tij më të mirë në karrierë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251