LAJMI I FUNDIT:

Nedved: Marotta ndoshta nuk ishte kurrë juventin

Nedved: Marotta ndoshta nuk ishte kurrë juventin
Foto: Getty Images

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved, ka komentuar kalimin e Giuseppe Marotta në kampin zikaltër.

Legjenda e Zonjës së Vjetër me këtë rast thumboi italianin, duke e thënë se ai nuk kishte kurrë një tifoz i Juves.


Marotta ishte vendimtar në rilindjen e Juves nga Serie B deri te shtatë titujt radhazi në Serie A. Dhe kështu kalimi i tij te Interi ishte paska i vështirë për t’u pranuar për gjithë në Torino.

Giuseppe Marotta i lumtur me fitoren e Interit ndaj Udineses, e para për atë si interist (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ishte e çuditshme ta shikosh atë te Interit, tani është edhe zyrtare”.

“Ai është profesionist, por ndoshta nuk ishte kurrë një juventin”, ka thënë Nedved për DAZN para ndeshjes me Torinon.

CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit
Lexo po ashtu CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit

Pas zyrtarizimit Marotta shikoi nga afër fitoren e Interit në Giuseppe Meazza ndaj Udineses.

Me atë në krye të tregut të transferimeve klubi nga Milano do të tentojë të rivalizojë Juventusin për herë të parë seriozisht në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/