LAJMI I FUNDIT:

Nedeved e ngrit në qiell Moise Keanin: Nëse nuk do ishte italian, do ta quanin të gjithë një fenomen

Nedeved e ngrit në qiell Moise Keanin: Nëse nuk do ishte italian, do ta quanin të gjithë një fenomen

Juventusi kishte vendosur ta shiste talentin e tyre Moise Kean në vitin 2019 për 28 milionë te Evertoni.

Sulmuesi italian nuk arriti të përshtatej në Angli dhe u huazua pas një viti në Paris Saint Germain ku shpërtheu.

Në 40 ndeshje zyrtare me PSG-në, Kean arriti të shënonte 17 gola duke bërë që Juventusi ta rikthejë përsëri në skuadër.

Zonja e Vjetër e ka marrë në huazim italianin e ri me të drejtë blerje pas një viti nga Evertoni.

Legjenda e Juventusit, njëherit zëvendëspresidenti i kësaj skuadre, Pavel Nedved e ka ngritur në qiell talentin e madh italian.

Nedved ka thënë se Kea është e ardhmja e klubit, teksa ka deklaruar se nëse ai nuk do të ishte një italian, të gjithë do ta quanin një fenomen.

“Ne nënshkruam me Kean nga Everton sepse ne mendojmë se ai është e ardhmja. Ai shënoi 17 gola me fanellën e PSG”.

“Nëse nuk do të ishte italian, të gjithë do të thonin që ai është një fenomen. Kean është pjesë e projektit tonë”,ka deklaruar Nedved.

21-vjeçari ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Juventusit, derisa këtë vit ka realizuar një gol në pesë takimet e zhvilluara në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori