LAJMI I FUNDIT:

Neandertalët dhe denisovanët janë zhdukur, por njerëzit e hershëm bënë fëmijë me ta!

Neandertalët dhe denisovanët janë zhdukur, por njerëzit e hershëm bënë fëmijë me ta!

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit (homo sapiensët), kanë bërë foshnja me speciet e ngjashme me njeriun, neandertalët. Kjo histori seksuale ka lënë gjurmë në ADN-në tonë duke ndikuar sistemin imunitar dhe metabolizmin, thotë një studimi i në “The Journal of Science”.

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat gjenetike të më shumë se 1,500 njerëzve nga e gjithë bota.


Ata mësuan se disa aziatikë, evropianë dhe madje edhe melanesianë kanë prejardhje nga neandertalët dhe denisovanët.

Këto takime seksuale mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në biologjinë e njeriut, duke ndikuar në lëkurën tonë, flokët dhe duke na dhënë përparësi në luftimin e infeksioneve dhe në shfaqjen e alergjive, si alergjitë e pluhurit, ndaj maces etj.

“Shumë nga këto gjene të trashëguara janë përfshirë në imunitetin tonë dhe ka të ngjarë që kanë ndihmuar të parët tanë që të luftojnë patogjenet e reja ndaj të cilave janë ekspozuar gjatë shpërndarjes së tyre në mjedise të reja”, ka thënë për CNN, eksperti i Universitetit të Washin gtonit, Joshua Akey, i përfshirë në këtë studim. “Studimet si ky na ndihmojnë për të kuptuar më mirë burimet që kontribuojnë në modelet e diversitetit gjenetik të njeriut”.

Ky studim u jep shkencëtarëve të dhëna të reja në lidhje me ADN-në arkaike që mund të ketë ndikuar në tiparet e njeriut modern. /KP/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Fun
Kalo në kategori