LAJMI I FUNDIT:

Misteri i gjeneve: Zbulimi që ndryshon gjithçka që dimë për evolucionin

Misteri i gjeneve: Zbulimi që ndryshon gjithçka që dimë për evolucionin

Njerëzit kanë gjene që nuk janë njerëzore, por që rrjedhin nga mikroorganizmat nga mjedisi, thuhet në një zbulim të ditëve të fundit. Ky studim bie në kundërshti me qëndrimet e mëparshme konvencionale për evolucionin e kafshëve dhe të njerëzve, që mbështetet tërësisht në gjenet që janë të transmetuara në linjën e paraardhësve.

Hulumtimi që është publikuar në revistën Genome Biology është fokusuar në transmetimin në linjën horizontale dhe transferimin e gjeneve ndërmjet qenieve të gjalla që jetojnë në të njëjtën bashkësi.

LEXO PO ASHTU: Homo-sapiensët dhe neandertalët kanë bërë seks: Njerëzit modern kanë gjene të neandertalit! (Video)


"Ky është studimi i parë që tregon se si në fakt është përhapur transmetimi i gjeneve të tilla te kafshët, njerëzit, të cilët në organizmat e tyre kanë dhjetëra dhe qindra ‘gjene të huaja’. Është e habitshme se kjo nuk është dukuri e rrallë, por se transferimi horizontal ka kontribuar në evoluimin e shumë kafshëve. Ky proces është ende në vazhdim. Kjo do të thotë se çdo gjë që ne mendojmë se dimë për evolucionin, duhet ta vlerësojmë sërish”, thotë shkencëtari Alistar Crisp, raporton Mail Daily, transmeton Telegrafi.

Në studimin e fundit janë studiuar gjenet tek 10 primatë. Te njerëzit janë identifikuar 128 lloje të gjeneve të “huaja” për të cilat nuk është ditur gjë më parë. Disa janë të lidhura me metabolizmin, për shembull acidet yndyrore, ndërsa të tjerët janë të lidhura me sistemin imunitar, modifikimin e proteinave, aminoacidet dhe aktivitet antioksidante.

Më shumë gjene gjitarët kanë marrë nga bakteret, kërpudhat, edhe virusët – madje 50 nga to! /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori