LAJMI I FUNDIT:

Homo-sapiensët dhe neandertalët kanë bërë seks: Njerëzit modern kanë gjene të neandertalit! (Video)

Homo-sapiensët dhe neandertalët kanë bërë seks: Njerëzit modern kanë gjene të neandertalit! (Video)

Gjenomi që është marrë nga një skelet 36 mijë vjeçar, u ka ndihmuar shkencëtarët të hedhin dritë të re mbi kryqëzimin (hibridizimin) e njerëzve dhe neandertalëve. Studimi i ADN-së së nxjerrë nga fosili i një prej banorëve më të vjetër evropianë - një burrë që ka jetuar në Rusinë perëndimore - tregon se gjenetika e banorëve më të hershëm të kontinentit ka mbijetuar Epokën e Akullt, duke mundësuar lindje e popullsive të kohëve moderne.

I njohur si gjenomi Kostenki, ADN-ja përmbante dëshmi se njeriu ka, si të gjithë njerëzit e Euro-Azisë sot, një përqindje të vogël të gjeneve të neandertalit, duke vërtetuar kështu gjetjet e mëparshme të cilat tregojnë për periudhën kur neandertalët dhe njerëzit e parë që lanë Afrikën për të shkuar në Evropë kishin shkurtimisht marrëdhënie, raporton Huffington Post, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se edhe sot, secili me prejardhje euroaziatike – nga kinezët tek skandinavët dhe ata të Amerikës së Veriut – kanë elemente të vogla të ADN-së neandertalit. Por, përkundër asaj se euroaziatikët kanë ndarë tokën evropiane me neandertalët edhe për 10 mijë, periudha të mëtejshme të shumimit të përbashkët nuk kanë ndodhur.

Robert Foley, profesor në Universitetin e Kembrixhit, tha: “A është pakësuar shpejtë popullata neandertale? A i hasën ende ata njerëzit modernë? Ne fillimisht jemi befasuar kur kemi zbuluar se ata kishin marrëdhënie. Por, çështja është pse kaq pak? Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm që ne ende nuk po e kuptojmë”.

Autori Eske Willerslev tha se u zbulua një rrjet kompleks i marrëdhënieve të popullsisë në të kaluarën, duke përcaktuar për herë të parë një kornizë të fortë se si njerëzit janë përgjigjur ndaj ndryshimeve klimatike, ballafaqimet me popullatat e tjera, dhe peizazhet dinamike të Epokës së Akullt.

Studimi i udhëhequr nga Qendra për gjeogjenetikë në Universitetin e Kopenhagës, është kryer nga një ekip ndërkombëtar i studiuesve, përfshirë Universitetin e Kembrixhit dhe departamentet e saj për arkeologji, antropologjisë dhe zoologji.

Shkencëtarët tani besojnë se euroaziatikët janë ndarë në të paktën në tri popullsi para 36 mijë vjetëve. Euroaziatikët perëndimorë, euroaziatikët lindorë dhe linja e tretë misterioze. Që të gjithë këta do të zhvillojnë karakteristikat unike të pasardhësve shumicës së popujve jo-afrikanë – por jo para se të ndodhnin marrëdhëniet me neandertalët.

Studimi i ri lejon shkencëtarët të vlerësojnë më saktë se kur ka ndodhur kjo: 54 mijë vjet më parë, para se popullsia euroaziatike nisi të ndahet.

Popullatat evropiane si tërësi kanë ruajtur të njëjtën gjenetikë që nga themelimi i vendbanimeve jashtë Afrikës, derisa popullatat e Lindjes së Afërt arritën 8000 mijë vite më parë, duke sjell me vete bujqësinë dhe ngjyra më të ndritshme të lëkurës.

Marta Mirazon Lahr thotë: "Për 30.000 vjet, shtresat e akullit vinin e shkonin, duke mbuluar në një moment dy të tretat e Evropës. Kulturat e vjetra vdiqën dhe ato të reja u shfaqën… Vetëm kur erdhën nga Lindja e Afërt para 8000 vitesh, struktura e popullatës evropiane ndryshoi shumë”.

Për ta sqaruar këtë temë shkencore, Telegrafi ju përkujton se teoria e mëparshme thoshte se neandertalët janë takuar me homo-sapiensët (paraardhësit tanë), porse neandertalët u zhdukën pasi ndonëse ishin fizikisht më të fortë, nuk ishin të zgjuar sa njerëzit modernë për sigurimin e ushqimit dhe burimeve për jetesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori