LAJMI I FUNDIT:

Në Tap n’Sport sonte mund të fitosh Apple Watch Nike dhe shumë shpërblime tjera të mira!

Në Tap n’Sport sonte mund të fitosh Apple Watch Nike dhe shumë shpërblime tjera të mira!

Sonte, nga ora 20:00 ju mund të luani në Tap n’Sport, kuizin më të ri nga gjirafaVideo. Ky kuiz është pjesë e TapQuiz, që pas një pushimi të shkurtër rikthehet me shumë risi e ndryshime interesante.

Kliko këtu për t’u regjistruar në kuiz.


Tap n’Sport ka filluar furishëm, ku javën e kaluar u zhvillua një lojë shumë interesante. Lojtarët patën mundësi të shohin një quiz të ri, më ndryshe se TapQuiz i zakonshëm, me tre raunde të reja, 15 pyetje, e befasi tjera brenda lojës.

Një befasi që lojtarët kanë përjetuar javën e kaluar është ndihma e javës. Në ora 20:05, lojtarëve në ekran ju shfaqet një fotografi, e cila lidhet me njërën nga pyetjet e kuizit.

Edhe pse në TapQuiz ka shumë ndryshime, një gjë mbetet e njëjtë: shpërblimet. Në fakt, ato vetëm janë bërë më të mira.

Sonte keni një mundësi fantastike për të fituar një shpërblim të jashtëzakonshëm.

Më poshtë i gjeni shpërblimet për tre të parët e Tap n’Sport:

Vendi i parë: Orë Apple Watch Nike
Vendi i dytë: Kamerë Rollei Sportsline
Vendi i tretë: Set-Maica Tommy Hilfiger

Pra, shpërblimet që dhurohen sonte do ta bëjnë një lojë të nxehtë, sidomos atë për vendin e parë.

Që të jeni pjesë e lojës ju duhet të regjistroheni. Regjistrimi është i hapur nga ora 15:00 dhe vazhdon të jetë i hapur deri në fillim të lojës që fillon në ora 20:00.

Që të regjistroheni është e thjeshtë. Mjafton të ndiqni këta hapa:

Hyr në GjirafaVideo.com

Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa

Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike

Shkon në seksionin LIVE TV

Klikon mbi videon e parë live – Tap n’Sport

Klikoni mbi butonin “Hyr në quiz”, i cili gjendet poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi

Pasi që të regjistroheni, ju jeni të gatshëm për lojë. Në ora 20:00 mund të futeni në gjirafaVideo dhe të filloni lojën.

Për t’u regjistruar tani, kliko këtu.