LAJMI I FUNDIT:

Në Rahovec luhet për Kupën, Vreshtarët kërkojnë të parën në histori, Prishtina për një tjetër rekord

Në Rahovec luhet për Kupën, Vreshtarët kërkojnë të parën në histori, Prishtina për një tjetër rekord

Finalja e Kupës së Kosovës do të mbahet sonte nga ora 17:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec ku tashmë pritjet janë të jashtëzakonshme për ndeshjen më të madhe të vitit.

Rahoveci ka befasuar të gjithë me organizimin madhështor të garës, duke treguar shembull të organizimit të spektakleve të tilla.


Publiku i madh dhe atmosfera e zjarrtë e vendasve pritet të jetë prezente në finalen ndaj klubit më të trofeshëm, Z Mobile Prishtinës, që kërkon Kupën e 15-të në histori të klubit.

Rahoveci në anën tjetër kërkon Kupën e parë në histori.

Telegrafi mëson se biletat janë shitur për pak minuta dhe prezenca do të jetë mbi kapacitetin, deri në mbi 4.000 Vreshtarë pritet të jenë prezent në sallë.

Rahoveci organizoi spektakël të nivelit botëror, Foto: Kenan Ejupi

Ndërkaq, udhëtimin e kanë konfirmuar edhe Plisat, 300 prej të cilëve do të jenë prezent në Rahovec.

Z Mobile Prishtina ka mungesën e Dardan Berishës, i cili nuk pritet të rrezikohet për shkak të ndeshjes ndaj Vareses të mërkurën.

Ndërkaq, Rahoveci ka të kompletuar ekipin pas fitores së pabesueshme ndaj Pontes me -22 pikë disavantazh.

Finalja zhvillohet nga ora 17:00 dhe spektakli do të jetë i garantuar në një prej finaleve më të bukura të basketbollit që nga paslufta, në atë që është palestra më e madhe dhe më e bukur në vend e përuruar javë më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori