LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë me 4 maj hapet ‘Panairi i Punës 2018’

Në Prishtinë me 4 maj hapet ‘Panairi i Punës 2018’

Me 4 maj në Prishtinë do të hapet Panairi i Punës 2018, në të cilin do të do të marrin pjesë 150 kompani me mbi 3,000 vende të lira pune dhe 40 ekspozues me oferta të ndryshme për karrierë, shkruan Telegrafi.

Panairi është bashkë-organizuar nga GIZ, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Oda Ekonomike Gjermano–Kosovare.


Ceremonia zyrtare e hapjes së panairit do të fillojë në orën 10:00 nga zyrtarë të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Gjermanisë.

Panairi mbahet në Salla e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë dhe do të jetë i hapur nga ora 09:00 deri në ora 18:00. /Telegrafi/