LAJMI I FUNDIT:

Në prag të publikimit të librit biografik, familja mbretërore tregohen të butë me Meghan Markle dhe i urojnë ditëlindjen publikisht

Në prag të publikimit të librit biografik, familja mbretërore tregohen të butë me Meghan Markle dhe i urojnë ditëlindjen publikisht

Mbretëresha dhe Duka me Dukeshën e Cambridge-it i kanë dërguar urime publike Dukeshës së Sussex-it në ditëlindjen e saj të 39-të.

Llogaria zyrtare e Royal Family në Instagram këtë mëngjes publikoi një fotografi të Mbretëreshës, 94 vjeçare dhe të Meghan Markle në fejesën e saj me Princin Harry, duke shkruar përkrah imazhit: “I urojmë Dukeshës së Sussex-it një ditëlindje shumë të lumtur!’


urime për ditëlindjen e Markle erdhën edhe nga llogaria e Kate dhe William në Instagram dhe llogaria e Clarence House, e drejtuar nga stafi i familjes së Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall, shkruan DailyMail.

Mesazhet që vijnë ndërsa Familja Mbretërore mbështeten nga pretendimet të bëra në librin më të ri biografik të Çiftit Sussex, i titulluar: “Finding Freedom”, i cili do të publikohet javën e ardhshme, dhe tregon për përçarjet midis çiftit dhe anëtarëve të vjetër të Familjes Mbretërore.

Libri i shkruar nga Omid Scobie dhe Carolyn Durant, pretendon se marrëdhëniet midis Çiftit Sussex dhe Çiftit Cambridge u bënë aq të hidhura, sa deri në mars, kur Harry dhe Meghan zyrtarisht i larguan titujt e tyre HRH (lartmadhëri), çiftet mezi po flisnin.

Thuhet gjithashtu se Mbretëresha ishte e tronditur nga njoftimi i Harryt dhe Meghanit për t’u larguar nga Familja Mbretërore.

Familja Mbretërore (Foto: Chris Jackson/Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Ekziston frika se publikimi i këtij libri mund të ndezë një zbulim të ri brenda Familjes Mbretërore.

Postimet e ditës së sotme me rastin e ditëlindjes së Meghanit sugjerojnë se mbretërit e familjes, të udhëhequr nga Mbretëresha, janë të etur për të prregulluar imazhin e dëmtuar publik të familjeve dhe të paraqesin një front të bashkuar.

Mbretëresha përzgjodhi një fotografi ku ajo dhe Meghan duken të buzëqeshura së bashku në Cheshire në vitin 2018, ndërsa Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall zgjodhën një fotografitë e bëra në Zelandën e Re, në vjeshtë të vitit 2018. Ndërsa Kate dhe William publikuan një imazh solo të Meghanit ku ajo shihej e ulur duke biseduar me një nxënëse të shkollës britanike.

Autorët e librit thonë se ata kanë folur me më shumë se 100 burime, përfshirë ‘miq të ngushtë të Harryt dhe Meghanit, ndihmës mbretërorë dhe staf të pallateve, me të gjitha informacionet në libër që kanë “të paktën dy burime”.

Duka dhe Dukesha e Sussexit mohojnë të japin ndonjë intervistë ose të kontribuojnë drejtpërdrejt në libër, por natyra intime e disa detajeve ngre pyetje se kush ishin burimet. /Telegrafi/

Familja Mbretërore (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori