LAJMI I FUNDIT:

Në podcast me kryeministrin Rama: Majlinda, Nora dhe Distria zbulojnë shumëçka rreth karrierës së tyre

Në podcast me kryeministrin Rama: Majlinda, Nora dhe Distria zbulojnë shumëçka rreth karrierës së tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një podcast me fytyra të ndryshme të skenës tonë vendore nga sfera të ndryshme.

Në këtë podcast, përballë Ramës ishte legjenda e xhudos, Majlinda Kelmendi, së bashku me dy nxënëset aktuale të saj dhe Driton Kukës, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.


Majlinda në këtë intervistë rrëfeu vështirësitë e saj financiare, ofertat milionëshe që ka pranuar nga përfaqësueset vendet e tjera, por synimi i saj ishte i qartë – sjellja e medaljeve të arta për Kosovën.

Edi Rama i prezanton tri kampionet olimpike të Kosovës si simbolet e reja në Ushtrinë e Shqipërisë
Lexo po ashtu Edi Rama i prezanton tri kampionet olimpike të Kosovës si simbolet e reja në Ushtrinë e Shqipërisë

“Ka pasur sportistë të mëdhenj që për shkak të mospërkrahjes është dashur të përfaqësojnë shtete të tjera prej rrethanave”, ka thënë fillimisht Kelmendi.

“Unë kam pasur oferta milionëshe prej shteteve të tjera kështu që gjatë ceremonisë kisha emocione të mëdha e jam ndjerë krenare me veten se kur kam marrë oferta, familja ka qenë në situatë të vështirë ekonomike dhe s’kam qenë e sigurt nëse duhet t’i refuzoja apo jo”.

“Ishte trajneri që ka instistuar të mbetemi në Kosovë e s’do ia kisha falur vetes që medaljen olimpike të mos e sillja në Kosovë. Jam e lumtur që ëndrra ime është bërë realitet”.

“Gjatë një periudhe i kam pasur dyert e mbyllura në të gjitha anët. Në vitin 2013 edhe pse u bëra kampione evropiane e botërore, nuk më është lejuar që të jetë prezent flamuri i Kosovës. Më është dukur se nuk ka zgjidhje”.

“Trajneri ka paguar thuajse gjithçka financiarisht për neve dhe shpesh ka ndodhur që kanë dashur që t’i nxjerrin probleme,  por s’jemi ndalur”.

“Për 10-12 vite kemi qenë unë e trajneri kundër botës. Pavarësisht se sa na kanë injoruar e neglizhuar, ne jemi bërë shumë të fortë, na është rritur egoja kështu që nëse sot jemi ne të treja kampione olimpike, Distria është shpallur një herë më e mira në botë, unë jam shpallur tri herë më e mira në Evropë, 3 herë më e mira në botë, kështu që prej problemeve të mëdha nga qytete të vogla, sot është më e thjeshtë. Ka pasur edhe raste që më kanë futur në politikë pa dëshirë”, ka shtuar më tej legjenda botërore e xhudos.

Nora Gjakova, në anën tjetër u pyet nga Kryeministri Rama se si e sheh ajo kontributin e saj në ushtrinë shqiptare.

“Gjatë këtyre viteve kam mësuar shumë gjëra, për përkushtimin, këmbënguljen, sakrificat që duhet bërë, andaj edhe këto gjëra do mundohem t’i barti edhe tek ushtria jonë, duke mbështetur edhe më shumë gratë, pasi gratë e dinë se si të sakrifikojnë, por edhe se eksperienca jonë mbi 20 vjeçare na ndihmon që të stërvisim edhe më mirë ushtarët tanë”, ka thënë Gjakova.

Ndërsa, Distria Krasniqi po ashtu shfaqi idetë e saj se si mund të ndihmojnë ushtrinë shqiptare me artet parciale, duke forcuar një aspekt që më parë nuk ishte i përfshirë në ushtri.

Libri kushtuar Kryemjeshtrit promovohet edhe në Pejë
Lexo po ashtu Libri kushtuar Kryemjeshtrit promovohet edhe në Pejë

“Në karrierën time, rrugën time e kanë shtruar Majlinda dhe Nora, pasi kanë fituar para meje medalje. Ne garojmë në një sport që dominohet nga meshkujt, por si gra shqiptare të forta, kemi arritur të fitojmë medalje dhe padyshim se kjo na ndihmojë në aspektin e stërvitjes së ushtarëve”, ka shtuar më tej Distria.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë tashmë simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori