LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama i prezanton tri kampionet olimpike të Kosovës si simbolet e reja në Ushtrinë e Shqipërisë

Edi Rama i prezanton tri kampionet olimpike të Kosovës si simbolet e reja në Ushtrinë e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një fotografi me tri xhudistet e arta të Kosovës Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në rrjetet sociale, duke i cilësuar si simbole të reja ë Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kosova njihet si vend i xhudos, pasi deri tani ka qitur shumë kampion, ndër ta kampion Evrope, bote edhe olimpik.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë tri nga xhudistet më të mëdha që kanë fituar çdo medalje të mundshme.

Mundi i tyre dhe sukseset nuk kanë mbetur pa u vlerësuar edhe brenda trojeve shqiptare.

Është kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka postuar një fotografi në profilin e tij privat në Facebook, duke konfirmuar se tri xhudistes nga Kosova do të jenë simbole të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në profilin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori