Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, sot (e mërkurë) feston përvjetorin e nëntë të martesës.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Astrit Pallaska, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2011.

Artistja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, një nga martesa dhe të tjerat së bashku me burrin dhe vajzën Luizën.

“9 vite. Buzëqeshja e dashuria akoma më e madhe”, ka shkruar ajo.

Të gjitha lajmet nga Yllka Kuqi Të gjitha lajmet nga Yllka Kuqi

Ndërkohë, urimet nga miqtë dhe ndjekësit që mban në Instagram nuk munguan krahas këtij postimi.

View this post on Instagram

🥰

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on Aug 9, 2020 at 3:35am PDT

Yllka në mars ka mirëpritur vajzën Luiza dhe ajo prej disa muajsh është kthyer nga Kanadaja në Kosovë.

Sa i përket projekteve muzikore, Kuqi ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

View this post on Instagram

🥰

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on Jul 4, 2020 at 2:13am PDT