LAJMI I FUNDIT:

Në Peru gjendet relievi i një civilizimi të humbur

Në Peru gjendet relievi i një civilizimi të humbur

Arkeologët në Perunë veriore kanë gjetur një reliev të lashtë nga një civilizim i humbur Karal, që besohet të jetë rreth 3800-vjeçar, thanë zyrtarët.

Relievi që u gjet në veri të kryeqytetit Lima, përshkruan një bretkosë me një figurë njerëzore, këmbët e përparme të së cilës janë rreth kokës së një njeriu. Arkeologia Tatiana Abad shpjegoi se skena ishte një njoftim për ardhjen e shiut dhe flet për rëndësinë e ujit në kohë krize.


Arkeologët thonë se në qytetërimet Ande, bretkosa përfaqësonte ujin dhe fytyra poshtë saj përfaqësonte një njeri që priste shi për të vazhduar jetën.

Gërmimet në lokacionin Wicham filluan në vitin 2007. Atje zbulohen vazhdimisht informacione të reja rreth civilizimit antik, siç është plani dhe arkitektura e përparuar e qytetit.

Karal besohet të jetë civilizimi më i vjetër në Amerikën e Jugut dhe atë Veriore dhe daton që nga viti 3000 p.e.s. dhe u zhduk në mënyrë misterioze rreth vitit 1600 p.e.s.