LAJMI I FUNDIT:

Në konfliktin azero-armen, vdes edhe një futbollist në vijën e frontit të luftës në Nagorni-Karabaku

Në konfliktin azero-armen, vdes edhe një futbollist në vijën e frontit të luftës në Nagorni-Karabaku

Qendër sulmuesi i klubit të futbollit, Lokomotiv Yerevan, Erik Sarjan, humbi jetën në konfliktin në Nagorni-Karabaku.

Klubi i futbollit, Lokomotiv Yerevan njoftoi përmes Instagramit se futbollisti 18-vjeçar u vra në vijën e frontit të luftës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.


Më 5 tetor, Federata Armene e Peshëngritjes njoftoi se kampioni, Tatul Harutyunyan humbi jetën në këtë luftë.

Ndërkohë, një marrëveshje e re mbi një armëpushim humanitar në këtë rajon ka hyrë në fuqi në mesnatë.

Ndryshe, Nagorni-Karabaku është pjesë territoriale e Azerbajxhanit gjersa popullohet dhe udhëhiqet nga Armenia. /Telegrafi/