Reperi i popullarizuar, Unikkatil, para pak ditëve e ka konfirmuar koncertin e tij, i cili pritet të mbahet më 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në këtë koncert përveç tij, do të performojnë edhe disa artistë të tjerë përfshirë, Mozzikun, Loredana Zefin dhe Getinjon.

Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale nga organizatorët e këtij koncerti dhe fansat e tyre mezi po presin.

Te nderuar qytetar te Republikes Shqiptare Me daten 27 Korrik 2019 ne Mitrovice Stadiumi ADEM JASHARI to te shperthej…

Publiée par Fidan Peci sur Mercredi 3 juillet 2019

Nga ana tjetër, reperi ka paralajmëruar se ky do të jetë koncerti i fundit i tij që do e mbajë në trojet shqiptare.

Unikkatil e konfirmon koncertin në Mitrovicë Unikkatil e konfirmon koncertin në Mitrovicë

Kujtojmë që vitin e kaluar, 38-vjeçari mbajti një koncert madhëahtor në Durrës, ku nuk mungoi prezenca e mijëra adhuruesve të muzikës së tij. /Telegrafi/