LAJMI I FUNDIT:

‘Ne jemi duke bërë më shumë se sa njerëzit mendojnë’ – Pochettino dërgon një mesazh tek tifozët e Chelsea

‘Ne jemi duke bërë më shumë se sa njerëzit mendojnë’ – Pochettino dërgon një mesazh tek tifozët e Chelsea

Chelsea ka fituar vetëm pesë pikë pas pesë ndeshjeve të para në Ligën Premier. Sigurisht, ky nuk është një fillim të cilin tifozët e klubit londinez e kanë ëndërruar pas shpenzimeve të mëdha gjatë verës.

Mauricio Pochettino u pyet rreth pritshmërive të tifozëve dhe presionit që kjo vendosë mbi të pas barazimit ndaj Bournemouth.


“Ka pritshmëri. Unë mendoj se fansat e dinë që kur investoni para aty ka pritshmëri”, tha fillimisht Pochettino.

Pochettino: Kush është Federata Shqiptare e Futbollit? Unë njoh Sylvinhon dhe Zabaletan
Lexo po ashtu Pochettino: Kush është Federata Shqiptare e Futbollit? Unë njoh Sylvinhon dhe Zabaletan

“Nëse nuk fitoni është normale që tifozët nuk janë të lumtur. Ajo që mund të iu them tifozëve janë rrethanat, të cilat në nuk mund t’i ndryshojmë. Ky është realiteti që nuk mund ta ndryshojmë. Ka shumë lojtar të cilët nuk janë në dispozicion”, përfundoi trajneri argjentinas.

Chelsea momentalisht pozicionohet në vendin e 14-të në tabelë me vetëm pesë pikë të grumbulluara, teksa së fundmi u ndal me barazim 0-0 nga Bournemouth.

Pochettino e thotë hapur se transferimi më i fundit i Chelseat nuk ishte zgjedhje e tij
Lexo po ashtu Pochettino e thotë hapur se transferimi më i fundit i Chelseat nuk ishte zgjedhje e tij

Xhiron e radhës klubi londinez do të jetë nikoqir i Aston Villas në “Stamford Bridge”./Telegrafi/